Rama: Fatos Nano, lider i pakonkurueshëm i PS-së

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se burgosja e padrejtë e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano e ktheu atë në një figurë të pathyeshme dhe të pakonkurueshme në Partinë Socialiste.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se burgosja e padrejtë e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano e ktheu atë në një figurë të pathyeshme dhe të pakonkurueshme në Partinë Socialiste.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë shtetërore për nderimin e liderit historik të PS-së, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, Rama solli në vëmendje rrugëtimin e tij politik dhe ngjarjet përcaktuese që e shoqëruan këtë rrugëtim.

“Ishte pikërisht ai dyzim, pjellë e natyrës së tij jo dogmatike dhe aspak sistematike, e kombinuar me burgosjen absurde, e cila ekspozoi të gjithë dogmatizmin primitiv të pengmarrësve, jo vetëm të Fatosit por edhe të vetë lëvizjes demokratike, që u bë fati i Partisë Socialiste dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, duke i dhënë PS-së një frymëmarrje dhe një perspektivë reale për t’u kthyer në një forcë dominante të politikës shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar”.

“Por edhe vetë Fatosi, pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do të ishte bërë një lider aq jetëgjatë në një kohë trazirash e ngatërresash jashtë e brenda partisë, ku lidershipi i tij ishte shumë më tepër frymë se sa prezencë, shumë më tepër hapësirë se sa kohë, shumë më tepër improvizim se sa programim”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.