Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit Begaj

Komisioni i Ligjeve i Kuvendit rrëzoi sot kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës.


Komisioni i Ligjeve i Kuvendit rrëzoi sot kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës.

Kërkesa e paraqitur nga 1/4 e deputetëve të opozitës u rrëzua me 9 vota kundër.

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja bëri të ditur se raporti me të gjitha argumentet përkatëse do t’i paraqitet seancës plenare.

Gjatë mbledhjes së komisionit, opozita argumentoi se Presidenti Begaj ka kryer shkelje të Kushtetutës në të paktën shtatë raste, që sipas saj, “përbëjnë shkaqe të mjaftueshme për shkarkimin e tij nga detyra”.

Ndërkohë në relacionin e paraqitur nga mazhoranca në komision evidentohet se kërkesa e paraqitur nga opozita nuk përmban shkaqe për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljet e pretenduara të një natyre të rëndë nga Presidenti.

Lexo më shumë nga

Gjuha shqipe në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe u përfaqësua me krenari sot, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të…

Global 360

Mosmarrëveshje Gjermani-Francë për politikën “Made in Europe”

Gjermania dhe Franca vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për planet e Bashkimit Evropian për politikën e re “Made in…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gjuha shqipe në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe u përfaqësua me krenari sot, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të…