Malaj: 33% e buxhetit mbështetje për sektorët prioritarë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se 33% e shpenzimeve totale publike do të destinohen për mbështetje buxhetore ndaj sektorëve prioritarë, duke u përqendruar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Ai theksoi se mbrojtja sociale do të vijojë të mbetet një nga shtyllat kryesore të buxhetit, duke përfshirë një rritje të ndjeshme të mbështetjes për pensionistët, familjet dhe shtresat në nevojë.

Sipas Malajt, masa konkrete të rëndësishme do të jenë në funksion të rritjes së standardeve të jetesës.

“Pensioni mesatar do të arrijë në 400 euro, ndërsa pensioni minimal do të jetë 200 euro, duke synuar një barazi më të madhe sociale dhe një mbështetje të qëndrueshme për të moshuarit”, theksoi ai.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është arsimi, ku sipas tij, 220 mijë nxënës do të përfitojnë tekste mësimore falas, ndërsa për 35 mijë fëmijë dhe 12 mijë mësues do të sigurohet transport falas, për të lehtësuar kostot familjare dhe për të nxitur përfshirjen në arsim cilësor.

Në fushën e shëndetësisë, ministri bëri të ditur se rreth 400 mijë pacientë në vit do të trajtohen me receta të rimbursueshme, duke garantuar akses më të gjerë në shërbime shëndetësore dhe kujdes më të mirë për qytetarët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

FSHZH, fokus tek investimet strategjike dhe zhvillimi rajonal, në mbledhjen e Këshillit Drejtues

Në takim morën pjesë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ministri i Turizmit, Kulturës dhe…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia