Rama: E gabuar që Europa përqendrohet vetëm tek armatimi dhe nuk ka planin e saj të paqes

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në edicionin e 9-të i Future Investment Initiative, që po zhvillon punimet në Riad të Arabisë Saudite.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Riadi se është e gabuar që Europa është fokusuar gjithmonë e më shumë tek armatimi dhe nuk ka planin e vetë të paqes.

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në edicionin e 9-të i Future Investment Initiative, që po zhvillon punimet në Riad të Arabisë Saudite.

Rama tha se ka diçka thelbësisht të gabuar në faktin që ka një citim të përditshëm për t’u riarmatosur, për të menduar, folur e punuar gjithmonë e më tepër për më shumë armë.

Ndërkohë, sipas tij, nuk ka një plan paqeje që do të mund ta shihje, ta lexoje e të mendoje mbi të.

“Një Europë që nuk ka planin e saj të paqes. Një Europë e cila për vite me radhë e vuri veten në autopilotin e SHBA-së dhe pastaj kur gjërat atje ndryshuan, dramatikisht do të thoja, nisi të rizbulonte fjalën armëpushim, që ishte hequr nga fjalori i të gjithëve”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Europa ka ngecur në një pozicion që përqendrohet vetëm tek armatimi.

“Të ngecësh në këtë pozicion që të mendosh vetëm për armatimet dhe jo për bisedimet për paqen është shqetësuese. E di që jam udhëheqësi më i gjatë mes udhëheqësve europianë, por gjithmonë mbaj parasysh se përfaqësoj një vend mjaft të vogël, ndaj nuk më takon mua t’i bëj leksion askujt apo të them se çfarë duhet të bëjnë të tjerët”, tha Rama.

Por si një europian i palëkundur, Rama tha se ndihet shumë i shqetësuar dhe i trazuar nga fakti që fjala bërthamore është shndërruar në diçka normale në fjalor.

“Ndërkohë që vetëm disa vjet më parë nuk përdorej nga askush. Kërcënimi i nënkuptuar apo i hapur përmes medies sociale i forcave të mëdha përsëritur me raketat bërthamore në kurriz është çmenduri. Kur e sheh të gjithë këtë e kupton që Europa në përgjithësi duhet të reflektojë më shumë se çfarë po ndodh në pjesë të tjera të botës, të mësojë e të rinisë duke mos e marrë legjitimitetin e vetë moral të mirëqenë dhe si diçka që i jep të gjitha arsyet për të shkuar në një drejtim që nuk është i duhuri. Këtë mund të them për Europën”, tha Rama.

“Se çfarë duhet të bëjë ose të mos bëjë Europa nuk ka lidhje me mua dhe Shqipërinë. Është gjë e mirë sepse kur e dreqosin e kanë vetë barrën, ndërkohë që kur kanë sukses pretendojmë se jemi pjesë e suksesit”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…