
Rama: Identiteti digjital, gati nga viti 2026
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.
Në sezonin e 5-të podkastit “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se kur koncesioni i kahershëm i kartave të identitetit përfundoi, shteti mori përsipër një sfidë shumë të madhe jo një tjetër koncesion, por krijimin e një kompanie shtetërore për të krijuar kartat më të lira dhe më të mira se të mëparshshme.
“U krijua kompania Identitek që e përballoi këtë sfidë plotësisht dhe ndërkohë është angazhuar në krijimin e për sfidën re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunskional dhe shumë komod drejtpërdrejt nga telefoni”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027 të jetë afati i futjes së identietit digjital në jetën e përditshme të Europës dhe në aktivitetin e përditshëm të gjithë qytetarëve të BE-së”.
“Shqipëria është gati dhe identiteti digjital u prezantua si një produkt i kompanisë Identitek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026”, tha Rama.
Burimi ATSH



















