Rama: Trump po formëson epokën e re

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se objektivi për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030 nuk bazohet në dëshirë, por në fakte.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në dialogun me moderatorin, Ali Asllan dhe Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella në kuadër të Berlin Global Dialogue (BGD).

I pyetur nëse e ndjek në rrjete sociale Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Rama u shpreh se, “Nuk është më në Twitter, quhet Social Truth, është një nivel më lart. Dhe për të qenë shumë i drejtë në raport me të është shumë angazhues dhe argëtues, natyrisht që e shikoj”.

Por, theksoi Rama, “çështja këtu, nëse flasim për Europën është që unë vazhdoj të besoj se kur Donald Trump tha, e ndoshta vazhdon të thotë, që Zoti kishte një plan për të dhe për Amerikën, prandaj dhe Zoti e shpëtoi nga përpjekja e tmerrshme për ta vrarë, unë mendoj që kjo është vetëm gjysma e së vërtetës”.

“Sepse gjysma tjetër e së vërtetës është që Zoti e shpëtoi për të shpëtuar edhe Europën, në kuptimin që Europa duhet të mbledhë veten dhe duhet të kuptojë shpejt, sa më shpejt, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, që nëqoftëse do të ruajë rëndësinë e saj, duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë me shpejtësi, duke e nisur me reflektimin mbi atë çka ka ndodhur deri në zgjedhjen e Donald Trump dhe më pas përkundrejt luftës në Ukrainë dhe të pyesë veten nëqoftëse ka një strategji të qartë për këtë dhe nëqoftëse është e bëshme të vazhdojë t’i jashtëkontraktojë amerikanëve politikën e vetë të jashtme, e nëse është normale që të mos ketë vetë planin e saj të paqes”, tha Rama.

“Jo nuk e njoh mirë, por në njëfarë mënyre të gjithë e njohin mirë sepse është mjaft i ekspozuar dhe ai po formëson epokën e re duke qenë shumë i drejtpërdrejtë, duke qenë shumë i sinqertë dhe duke sfiduar që të gjithë të jenë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë”, tha Rama.

“Përgjithësisht Bashkimi Europian dhe vendet anëtare në veçanti kur ju duhet të veprojnë me urgjencë për të ndryshuar kanë shumë mungesa në të qenit të drejtpërdrejtë dhe në të qenit të sinqertë”, theksoi Rama.

Rama: Batuta për deklaratën e Trump, shaka miqësore, u keqpërdor nga demokratët në SHBA

I pyetur në lidhje me batutën miqësore me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për deklaratën e presidentit të SHBA, Donald Trump, për paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke e ngatërruar me Armeninë, Rama u shpreh se, “ky është një shembull tjetër sesa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA, sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilhamin, sepse jemi miq të ngushtë prej një kohe të gjatë tashmë dhe ishte vërtetë shumë mirë që shiheshim pas kaq humbjeje dhe pas kaq shumë përpjekjesh për të vrarë njëri-tjetrin”.

Rama theksoi se, fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Europë është argëtuese, por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin ishte diçka që realisht më mërziti.

“Por fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Europë është argëtuese. Por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin ishte diçka që realisht më mërziti shumë në thelb për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh që presidenti Trump është aty ku është dhe në fakt aty është, pra ç’mund të bësh në fund të fundit për të”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…