Rama: Objektivi për anëtarësimin e plotë në BE deri në 2030 bazohet në fakte

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se objektivi për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030 nuk bazohet në dëshirë, por në fakte.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se objektivi për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030 nuk bazohet në dëshirë, por në fakte.

Rama ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.

l ftuar në tryezën e dialogut përballë moderatorit të njohur Ali Asllan, Rama u shpreh se me Komisionin Europian kemi rënë dakord për një kalendar.

“Kalendari i punës tregon se për të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota në aspektin teknik na duhet të vazhdojnë nga tani deri në 2027 dhe t’i mbyllim kapitujt në 2027. Është një sfidë e madhe për ne, por nëse ecim me kalendarin ana e tyre e marrëveshjes është që ata do t’i quajnë të mbyllura negociatat dhe do t’i kërkojnë shteteve anëtare ta ratifikojnë”, tha Rama.

Për procesin e ratifikimit nga vendet anëtare, Rama theksoi se janë parashikuar edhe 2 vite të tjera. “Ja pse kam thënë në vitin 2030, bazuar në këtë”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi po ashtu se duhet të mbetemi tragjikisht optimistë për këtë proces nëse nuk duam që të kalojmë në vetëpëlqim.

“Ky është një moment në kohë kur ndikimi i një trysnie shumë të lartë që vjen prej agresionit rus, por në përgjithësi nga ndryshimet e mëdha në botë, është i tillë që e mban BE-në shumë të përqendruar në këtë aspekt”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se me BE-në nuk i dihet kurrë, nuk është e parashikueshme.

“Mund të ndryshojë sepse nuk është një vend, është një asamble 27-she. Një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë dhe kjo e ndërlikon edhe më shumë sepse duhet në çdo moment të bien dakord për çdo gjë. Kjo mund t’i ndërlikojë gjërat në të ardhmen ndaj të qenit tragjikisht optimistë është gjëja e duhur”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…