Rama: “Paqja Fiskale” nis zbatimin në 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria synon që projektligji për “Paqen Fiskale” të përmbyllet në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti, në mënyrë që zbatimi i tij të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria synon që projektligji për “Paqen Fiskale” të përmbyllet në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti, në mënyrë që zbatimi i tij të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Rama u takua me ekspertë të financave, ku u diskutua mbi prioritetet kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE në 2030-ën.

“Është shumë e rëndësishme që projektligji për “Paqen Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti, në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim se, nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se qëllimi kryesor i nismës është përmirësimi i performancës së administratës dhe ulja e informalitetit në ekonomi.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se objektivi i qeverisë është të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes politikave të qëndrueshme fiskale e monetare, reformave të thella strukturore dhe investimeve strategjike.

“Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”, deklaroi Malaj.

Nisma “Paqja Fiskale”, synon të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes qeverisë dhe sipërmarrjes shqiptare, përmes lehtësirave tatimore dhe krijimit të një klime më transparente në marrëdhënien me administratën fiskale.

Autoritetet kanë deklaruar se “Paqja Fiskale” do të mundësojë faljen e detyrimeve tatimore të mbartura për më shumë se 10 vjet, ndërsa për borxhet e akumuluara gjatë 10 viteve të fundit do të zbatohet një skemë e re ripagimi me përqindje të reduktuara.

Kjo nismë synon t’u japë bizneseve dhe individëve mundësinë për të mbyllur çështjet e së kaluarës me administratën tatimore dhe për të nisur një marrëdhënie të re të bazuar në besim dhe parashikueshmëri.

Në thelb të saj qëndron krijimi i një ambienti më të qetë e bashkëpunues për sipërmarrjen, me më pak stres, më pak kontrolle dhe më shumë qartësi, drejtësi e transparencë.

Nëpërmjet “Paqes Fiskale”, qeveria synon jo vetëm të lehtësojë barrën fiskale të bizneseve, por edhe të nxisë formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit, duke vendosur një marrëdhënie të qëndrueshme e të drejtë mes tatimpaguesve dhe institucioneve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…