Rama: Dokumentet për “Paketën e Maleve” do të kalojnë edhe nga Policia Shkencore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dokumentet që dërgohen për Paketën e Maleve do të kalojnë edhe nga Policia Shkencore.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dokumentet që dërgohen për Paketën e Maleve do të kalojnë edhe nga Policia Shkencore.

Në një takim me kryebashkiakët për këtë paketë, Rama u shpreh se ka ndryshuar komplet qasja në vitet e fundit për dhënien e tokës shtetërore.

“Nuk jepet më tokë shtetërore po qe se vetë shteti nuk është bashkaksioner po themi, përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve. Në rastet kur ka një tokë shtetërore dhe ka një interes zhvillimi shteti futet si partner”, tha Rama.

“Ama në rastet kur toka figuron shtetërore, por hyn tek ajo kategori që po diskutojmë këtu e tokave që nuk janë regjistruar për shkak se nuk është pranuar 7501 por ndërkohë nuk ka konflikte mes kufitarëve, atëherë hyn formula e dhënies. Sepse ti faktikisht po i jep tokën e tij. Ajo figuron aty në letra si shtetërore sepse ai nuk ka marrë dokumentin”, theksoi Rama.

Rama gjithashtu përmendi zbulimin e një operacioni kriminal për marrjen e një sasie të madhe toke me dokumente të falsifikuar.

Rama paralajmëroi se dokumentet që dërgohen për t’u regjistruar për Paketën e Maleve me këto do të kalojnë nga Policia Shkencore.

“Kemi zbuluar një operacion kriminal për marrjen e një sasie të madhe toke me dokumente të falsifikuar dhe falë laboratorit të Policisë Shkencore kemi të provuar të gjithë falsifikimin. Dhe duhet ta dinë të tërë ata që vijnë për t’u regjistruar me këto lloj letrash që do kalojnë nga Policia Shkencore dokumentet. Dhe për këtë rastin që po flas do ta ndjekim deri në fund me prokurori, gjykatë dhe me të gjitha edhe pse pastaj kur vjen puna tek gjykata aty siç e keni vënë re hasim me situata antishtet, akoma sot”, tha Rama.

Rama përmendi disa raste të zënies së hapësirave publike, ku gjykata administrative ka dhënë masa sigurie të vitit 2019 e të vitit 2020.

“Kur po vija pashë disa masa sigurie të Gjykatës Administrative për këto ngrehinat e zënies së hapësirave publike, masa sigurie të vitit 2019 e të viti 2020. Akoma masë sigurie ato rrinë atje, zaptues atje dhe ndërkohë gjykata bën sikur si sheh”, tha Rama.

Rama tregoi edhe cili është thelbi i Paketës së Maleve.

“Toka që do të zhvillosh dhe për të cilën ligji 7501 nuk të shkon ose s’të ka shkuar për 30 vite dhe për të cilën ke një plan investimi. Ky është thelbi i paketës së maleve. Të tjerët natyrisht mund të investojnë edhe janë të lirë të investojnë nuk diskutohet. Por paketa është për të nxitur këtë lloj procesi në territore të Shqipërisë që janë super atraktive dhe ku faktikisht çështja e dokumentacionit është ende e pa trajtuar në mënyrë shteruese”, tha Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…