Rama: Bashkitë të sjellin hartat e Paketës së Maleve brenda tetorit, amendime për lehtësimin e burokracive

Kryeministri Edi Rama kërkoi marrjen e masave nga bashkitë ndërsa kritikoi se po ecet me ritëm jashtëzakonisht të ulët sa i përket Paketës së Maleve.


Kryeministri Edi Rama kërkoi marrjen e masave nga bashkitë ndërsa kritikoi se po ecet me ritëm jashtëzakonisht të ulët sa i përket Paketës së Maleve.

Rama u kërkoi kryebashkiakëve në takimin e sotëm për Paketën e Maleve që brenda muajit tetor duhet të depozitohen të gjitha hartat pranë ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Duke vënë në dukje se paketa është një politikë jashtëzakonisht nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore, Rama solli shembullin se që në ditën e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë. Kjo, tha Kryeministri, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “kemi shqetësimin që po ecet me një ritëm jashtëzakonisht të ulët në raport me atë që paketa vetë ka në thelb, shpejtësinë, në kuptimin e një burokracie të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë në kuptimin e mundësisë për t’i dhënë një përgjigje shumë të shpejtë atyre që shprehin këtë interes”.

Kjo vonesë, theksoi Rama, “është dekurajuese për ata të cilët tanimë e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces dhe prej disa muajsh nuk kanë marrë akoma përgjigje”.

Kjo nënvizoi Rama, “është tërësisht e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketës”.

Nga tjetër, shtoi Rama, “vetë Paketa, e pranoj që ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike edhe pse është shumë më e lehtësuar sesa ç’ka qenë ndonjëherë më parë një proces për të pasur akses në një pronë, të cilën e disponon ‘de facto’, por nuk e disponon me letra”.

Për këtë arsye kryeministri u shpreh se i ka thënë disa deputetëve që kanë shprehur këtë shqetësim që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe me shpejtësi të lehtësohet ligji nga ndonjë ngarkesë e tepërt.

Ama, shtoi Rama, ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesat nga ana e bashkive.

Rama u shpreh se nëse kryebashkiakët presin përgjigje nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të thotë që nuk kanë kuptuar ligjin.

“Paketa është ekzaktësisht ilaçi për një dhimbje 30 e kusur vjeçare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501-in, ose për 1001 arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse s’kanë letrat”, shtoi Rama.

“Bëmë ligjin 2020 për ta adresuar këtë problem dhe përsëri rezultati nuk ishte ai i dëshiruar, sepse përsëri ka një komplikim të pashmangshëm, mendoj unë, për të marrë gjithë miratimet e të gjithë atyre kufitarëve të pronës përkatëse, gjë që në shumë raste shfaqet shumë e komplikuar për faktin se kufitarët mund të jenë në vende të ndryshme të botës, për faktin se një pjesë e tyre edhe nuk gjenden, për faktin se një pjesë e tyre dhe mund të mos duan etj”, tha Rama.

Pikërisht, theksoi kreu i qeverisë, u ndërtua Paketa e Maleve e cila i jep mundësinë atij që e ka tokën që të shkojë në bashki dhe të thotë: unë dua të ndërtoj këtu një agroturizëm, dua të ndërtoj këtu një fermë.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali me kryeparlamentarin Izraelit: Partneritet ndërshtetëror në të gjitha fushat

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali me kryeparlamentarin Izraelit: Partneritet ndërshtetëror në të gjitha fushat

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me…