Rama në Londër: Shqipëria nuk do të ketë kurrë qendra për emigrantët e paligjshëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë në punimet e samitit vjetor të Procesit të Berlinit, edicioni i të cilit për këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë në punimet e samitit vjetor të Procesit të Berlinit, edicioni i të cilit për këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Kryeministri ishte sot pjesë e Panelit të Chatham House, me temë: “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”, një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me ndërtimin e qendrave për pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri.

Rama u përgjigj “kur vjen fjala për këto qendrat e ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur: kurrë në Shqipëri”.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te lufta ndaj emigracionit të paligjshëm dhe bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, që sipas Ramës ka funksionuar në mënyrë fantastike.

“Ka qenë një luftë që e kam bërë për një kohë të gjatë me një sërë kryeministrash britanikë, po kanë ndryshuar kaq shumë kryeministra brenda një kohe kaq të shkurtër saqë ishte e pamundur që t’i mbaje mend. Më së fundmi nisëm me Rishi Sunak dhe vazhduam me kryeministrin Keir Starmer dhe me qeverinë laburistë diçka që është thelbësisht ndryshe krahasuar me atë ç’ka ka ndodhur për shumë vjet që është lufta kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikimit në terren së bashku për të shmangur të gjithë kanalet burokratike të shkëmbimit të informacionit, të pritjes dhe pastaj që kjo të na çojë që të fajësojmë njëri-tjetrin dhe ka funksionuar në mënyrë fantastike dhe jo vetëm ka funksionuar në mënyrë fantastike, po ka funksionuar në të tillë mënyrë që besoj se është e qëndrueshme, pra nuk është një operacion. Është një përballje sistemore përmes sistemit me këtë sëmundje të rrjeteve që trafikojnë njerëz. Nuk ka të bëjë me njerëzit që vijnë lirisht këtu, por për njerëzit që trafikohen dhe ky është një dallim themelor. ”, tha Rama.

Rama u pyet edhe në lidhje me debatin në distancë me deputetin britanik Nigel Farage, në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe.

“Kur bëhet fjalë për mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar. Më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë. Kërkoi një datë që përkonte me ditën tonë të pavarësisë dhe i thashë, më mirë të gjejmë ndonjë datë tjetër, sepse në qoftë së vjen do duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe do dukesh shumë i vogël. Kështu që do të vijë, mendoj që nuk na takon ne të vendosim se kush do të zgjidhet ose jo në Britani, por e kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejt ndryshe nga poezia në opozitë.

“Kështu që, nuk shoh asnjë problem kur vjen fjala për të bashkëpunuar me këdo, në fund besoj që, Farage nuk është problemi. Farage është një pasqyrë e problemeve i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet qëndrojnë tjetër kund, kjo është përgjigjja ime. Kur vjen fjala për këto qendrat dhe të ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur, kurrë në Shqipëri”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së…

Global 360

Gerapetritis: Greqia, forcë nxitëse për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis konfirmoi sot mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së…