Rama nga Londra: Më shumë se 90% e shqiptarëve i besojnë Europës

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e panelit të Chatham House në Londër me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku foli mbi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e panelit të Chatham House në Londër me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku foli mbi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi se kjo është një periudhë kohe kur Europa po sillet shumë mirë me Shqipërinë.

“Kemi shumë sfida, por tani për tani ndihemi më mirë. Natyrisht që kemi sfida, por jemi në një periudhë kohe kur Europa po sillet shumë mirë me ne. Në përgjithësi besoj se në këtë pikë në kohë, ne po ecim më mirë se Europa”, u shpreh Rama.

I pyetur mbi besimin që ka Shqipëria te procesi i integrimit në BE, Rama u shpreh se ai vetë kishte besim edhe në kohën kur ishte qesharake për të pasur besim.

“Jo vetëm unë por shumica dërrmuese shqiptarëve, më shumë se 90% e tyre i besojnë Europës, anëtarësimit në BE. Sepse për ne nuk është asgjë pos asaj që ishte për etërit themelues, që më së fundi të jemi në pozitën ku zgjedhim lirisht të jemi dhe jemi të sigurt. Për ne kjo është një bindje shumë e fortë, një besim i patundur dhe çfarëdo që të duhet do jemi pjesë e betejës për të qenë pjesë”, u shpreh Rama.

Kryeministri solli në vëmendje faktin se “qysh prej agresionit rus në Ukrainë falë Vladimir Putinit, Europa u zgjua me zhurmë dhe jo vetëm po thotë se sa e rëndësishme është gjeopolitikisht për ta marrë Ballkanin Perëndimor brenda, por po bën më të mirën e mundshme për ta përshpejtuar një gjë të tillë”.

“Ne aty ishim edhe më parë, punonim fort edhe më parë, përmbushnim kriteret për nisjen e negociatave edhe më parë, që u konfirmuan tre herë me radhë nga Komisioni Europian, por u refuzuan pikërisht sepse fjalët e veprat ishin larg njëra-tjetrës”, tha Rama.

Sipas tij, “tashmë Europa është e tëra pro”.

“Një epokë e re një jetë e re do të zërë fill natyrisht me sfida të reja. Sfidat janë gjithnjë të pranishme nuk do të marrin kurrë fund, por sot së paku do të kemi tejkaluar këtë pengesë të jashtëzakonshme mes nesh dhe vetes, sepse ne përkasim aty dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…