Rama: “Smart City” do të rrisë sigurinë në shkolla

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po ecet me hapa të shpejt lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të madh të “Smart City”


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po ecet me hapa të shpejt lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të madh të “Smart City”.

Gjatë aktivitetit ku u prezantua Identiteti Digjital, tek Piramida në Tiranë Rama u ndal te projekti “Smart City”, i cili përmes kamerave inteligjente digjitalizon sistemin e monitorimit të trafikut.

“Do të na ndihmojë lidhur me mbledhjen e të dhënave në raport me ligjshmërinë, me rendin publik, me luftën kundër kriminalitetit dhe nga ana tjetër do të na ndihmojë po ashtu të kemi një pamje në kohë reale të ecurisë së jetës së përditshme në shkolla”, theksoi Rama.

Falë këtij projekti, kryeministri shprehu bindjen se do të rritet në mënyrë eksponenciale siguria.

“Do të rritet në mënyrë eksponenciale mundësia e prindërve për të ndjekur të gjithë vijën e sjelljes së fëmijëve në shkollë, jo thjeshtë në aspektin e momenteve kritike, por në tërësinë e vet. Gjë që do të ndikojë jashtë mase në frekuentimin e shkollës, si dhe në uljen e fenomenit shqetësues të bullizimit. Po ashtu do të ndikojë jashtë mase edhe në aspektin e angazhimit të vetë mësuesve”, shtoi Rama.

Rama shprehu bindjen se “me këto projekte dhe me programin e Identitetit Digjital do të jemi në gjendje që ta çojmë Shqipërinë 2030 në një nivel krejt tjetër nga ky i sotmi”.

“Do të jemi në gjendje që ta fuqizojmë në mënyrë gati-gati të paimagjinueshme qytetarin, që t’ia lehtësojmë në mënyrë të paimagjinueshme sot jetën e përditshme dhe t’i bëjmë të mundura me shumë më pak konsum kohe, energjie dhe me shumë më pak stres ndërveprime që përndryshe kanë nevojë për më tepër energji, për më tepër kohë dhe që sjellin me vete edhe stresin përkatës”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Anija “National Geographic Orion” përfshin Durrësin dhe Sarandën në ndalesat e saj në Mesdhe

Autoriteti Portual Durrës nënvizoi se anija “National Geographic Orion”, e projektuar posaçërisht për udhëtime eksploruese, u ofron pasagjerëve eksperienca që…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Anija “National Geographic Orion” përfshin Durrësin dhe Sarandën në ndalesat e saj në Mesdhe

Autoriteti Portual Durrës nënvizoi se anija “National Geographic Orion”, e projektuar posaçërisht për udhëtime eksploruese, u ofron pasagjerëve eksperienca që…