Dhuli: Besimi në statistika zyrtare, i domosdoshëm për integrimin në BE

Në Ditën Botërore dhe Evropiane të Statistikave, përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare dhe Bashkimit Evropian theksuan rëndësinë thelbësore të statistikave cilësore dhe të paanshme në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.


Në Ditën Botërore dhe Evropiane të Statistikave, përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare dhe Bashkimit Evropian theksuan rëndësinë thelbësore të statistikave cilësore dhe të paanshme në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në takimin e zhvilluar sot në Tiranë, shefja e Bashkëpunimit të Delegacionit Evropian në Shqipëri, Ritva Heikkinen, deklaroi se statistikat janë baza e politikave të qëndrueshme dhe se ato nuk përfaqësojnë vetëm shifra, por prova të nevojshme për të vlerësuar përparimin në negociatat me BE-në.

Ajo veçoi Kapitullin 18, që lidhet me statistikat, si një nga elementët kyç për përshpejtimin e hapjes së kapitujve të tjerë, duke nënvizuar nevojën për profesionalizëm, pavarësi dhe cilësi në prodhimin e të dhënave.

Në të njëjtën linjë ishte edhe drejtuesja e INSTAT-it, Elsa Dhuli, e cila theksoi se statistikat cilësore janë themeli për hartimin e politikave të bazuara në fakte dhe të dhëna të sakta.

Ajo shtoi se besimi në statistikat zyrtare është i domosdoshëm për avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, duke kërkuar zbatim të plotë të Kodit të Praktikave të Statistikave Evropiane.

“Në këtë proces fjala kyçe është statistikat cilësore janë bazë për hartimin e politikave të mbështetura në fakte dhe shifra. Kjo u i jep statistikave një rol të pazëvendësueshëm në rrugën e integrimit evropian. Besimi në statistika zyrtare është i domosdoshëm për integrimin në BE dhe kjo nënkupton zbatimin e kodit të praktikave të statistikave evropiane”, tha Dhuli.

Ndërsa ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, e konsideroi jetike përfshirjen e aktorëve lokalë në krijimin e të dhënave të besueshme, për të ndërtuar një qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse.

“Të dhënat e besueshme të bashkëkrijuara me aktorët lokalë hedhin themelet për një qeverisje llogaridhënëse. Ne duhet të fokusohemi tek statistikat që ato të jenë të lehta për t’u kuptuar, të besueshme, për të fuqizuar shoqërinë civile, biznesin, mediet, akademinë dhe aktorët lokalë”, theksoi Huber.

Kapitulli 18 i bisedimeve me Brukselin, i lidhur me statistikat, kërkon investime në infrastrukturën statistikore dhe përshtatje me standardet e BE jo vetëm në nivel qendror, por edhe në atë lokal.

Qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë të gjitha standardet e BE-së në prodhimin dhe përpunimin e statistikave zyrtare deri në vitin 2027, kur synohet përmbyllja e negociatave për anëtarësim.

Burimi ATSH

Rama publikon protestuesit e ndaluar me precedentë penalë: S’janë studentë, por pjesë e komponentit kriminal

Kryeministri Edi Ram publikoi foto dhe inicialet e identitetit të personave të ndaluar nga Policia e Shtetit gjatë protestave të…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon protestuesit e ndaluar me precedentë penalë: S’janë studentë, por pjesë e komponentit kriminal

Kryeministri Edi Ram publikoi foto dhe inicialet e identitetit të personave të ndaluar nga Policia e Shtetit gjatë protestave të…