Vijon puna për rilindjen e Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura

Pas transformimit, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura do të jetë një qendër moderne që do të përfaqësojë me dinjitet trashëgiminë kulturore, krijimtarinë dhe potencialin bashkëkohor të artit pamor shqiptar.


Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna në Galerinë Kombëtare të Arteve, e cila do të transformohet në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura.

“Vijon puna për rilindjen e Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura, një investim që parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike”, shkroi kryeministri Rama.

Projekti përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme HVAC për ruajtjen e veprave në kushte optimale.

Ndërkohë më herët, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e ka cilësuar projektin, si një transformimin epokal të GKA-së.

Rikonstruksioni i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura nisi në fund të vitit 2021, për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i fortë që goditi vendin nëntorin e 2019-ës. Pas transformimit, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura do të jetë një qendër moderne që do të përfaqësojë me dinjitet trashëgiminë kulturore, krijimtarinë dhe potencialin bashkëkohor të artit pamor shqiptar.

Në krye të galerisë është emëruar Adela Demetja, drejtoresha e parë grua në historinë e institucionit, një hap domethënës drejt përfaqësimit të barabartë gjinor në drejtimin e institucioneve kulturore, si dhe një sinjal i qartë për integrimin e zërave të skenës së pavarur në rrëfimin institucional të artit në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…