Rama: Do të krijojmë akseleratorin e Inteligjencës Artificiale

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se do të krijohet një akselerator i fuqishëm në mbështetje të ministres së Inteligjencës Artificiale Diella.


Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se do të krijohet një akselerator i fuqishëm në mbështetje të ministres së Inteligjencës Artificiale Diella.

Në kuadër të forumit të Investimeve “WB6 – Bashkimi Europian” u zhvillua sot në Tiranë aktiviteti “Hackathon-i rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025”, që bëri bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në Inteligjencën Artificiale (IA) për sfida reale shoqërore.

Në këtë drejtim, Rama u shpreh se “kemi sfidën të krijojmë një akselerator shumë të fuqishëm në mbështetje të ministres sonë të Inteligjencës Artificiale që është vetë inteligjencë artificiale”.

Kryeministri theksoi se “ky akselerator do të bazohet tek kapitali njerëzor që ne kemi brenda AKSHI-t apo brenda Agjencisë së Ekselencës”.

“Me këtë sinergji do të mundohemi që çdo njërit nga institucioneve qendrore t’i zgjerojmë trurin me Inteligjencën Artificiale. Ky është plani”, shtoi Rama.

Nisma “Hackathon & Investment Forum EU–WB6”, bashkoi të rinj të pasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit, sipërmarrës dhe investitorë nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian për të ndihmuar zhvillimin digjital të rajonit.

Ky event ofron një mundësi për startup-et dhe krijuesit të zhvillojnë ide dhe zgjidhje digjitale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, duke hapur mundësi të reja për inovacion dhe investime.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.