Sala: Reformë fondit të sigurimeve dhe rrjet kombëtar për kancerin, akses i plotë në barnat onkologjike

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, tematikën e të cilit e kishte “Rikthim në atdhe”, sot kishte të ftuar ministren e re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.


Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, tematikën e të cilit e kishte “Rikthim në atdhe”, sot kishte të ftuar ministren e re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.

Gjatë fjalës së saj ministrja tregoi edhe prioritet në krye të Shëndetësisë, ku thekoi se “efektin final nuk do ta kenë në 1 vit, por pas disa vitesh”.

Ministrja u shpreh se një “nga gjërat kryesore është reformimi i mënyrës sesi atij që sot e quajmë Fondi i Sigurimeve, pasi duhet të rregullojmë mënyrën sesi menaxhohet mjekësia”.

“Mjekësia ka një kosto, është falas tek qytetari, por mjekësia kushton. Ndërtimi i një sistemi që përfshin kostot, sigurimet, transparencën është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem shëndetësor që bazohet dhe tek rezultatet”, tha Sala.

Sala nënvizoi se duhet të “largohemi nga buxhetet historike, mënyrën sesi duhet të financohet shëndetësia që përsëri tek pacienti duhet të shkojë falas, duhet të menaxhohet në mënyrë të tillë në bazë të rezultateve. Kam edhe grupin e punës për këtë”.

Ministrja u ndal edhe tek shërbimet tek Onkologjiku.

“Një pikë tjetër, që kam dhe një lloj përgjegjësie personale, duke qenë se vij nga fusha e onkologjisë, dhe ajo që është e prekshme, është trajtimi onkologjik, akses i plotë në barnat onkologjike, por me një protokoll të caktuar. Në këtë sens e kam menduar si një organizim të rrjetit kombëtar të kancerit. Në të gjitha spitale të njëjta protokolle, i njëjti standard. Duhet të sjellësh shërbimin tek pacienti, jo pacientin tek shërbimi. Sistemet duhen lidhur. Shërbimi primar lidhet me diagnostikën, nuk mund të vish në spital për çdo lloj gjëje”, tha Sala.

Rama shtoi se do të bëjmë diçka historike për shëndetësinë.

“Gjithçka që ka të bëjë me rrugën nga shtëpia deri në sallë është administrimi dhe është një sfidë shumë e madhe dhe në kushtet të tjera do ta kishim të pamundur të flisnim për një gjeneratë transformimi, por në kushtet kur tani kemi teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale ne mund të bëjmë kapërcime të mëdha dhe një shëndetësi për të mbushur boshllëqe që do të donin shumë vite, pasi kultura e shërbimit në administratë është një gjë që formohet, jo se duam apo themi ne, por bëhet pjesë e të qenit të një shoqërie dhe shtetit. Në këtë aspekt kemi folur dhe do të bëjmë diçka historike për shëndetësinë”, tha Rama.

Sala theksoi se “kam tendencën të jem optimiste dhe pasi kam kaluar këto tre javë këtu sepse bazat që duhet për të arritur obejtkivat që i kemi vendosur vetes janë. Thjesht duhet punuar për ato pika që folëm në mënyrë që të koordinohen dhe të arrijmë te menaxhimi. Optimizmi nga 1 në 10 e kam 9. Optimizmi lidhet dhe me hapësirën që i jepet njeriut të bëj atë që do të bëjë kështu që duke qenë se hapësirën e kam atëherë optimizmi është 9”.

Rama u shpreh se ‘besoj se bazat janë pasi është bërë një punë shumë e madhe për të hedhur këto baza por është si puna e një kuzhinë që përbërësit e drekës ose darkës janë vendosur në tryezë dhe pak a shumë recetat janë aty por tani është momenti për ti bërë bashkë dhe për të krijuar pjatën e fortës së shërbimit që të jetë e plotë dhe e gjitha është frymë skuadre dhe menaxhim”.

Burimi ATSH

Koçiu: Ndalimi i qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi, rënie e ndjeshme e aksidenteve

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, i cilësoi sot si të pavërteta, lajmet për rikthimin e qarkullimit të monopatinave…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu: Ndalimi i qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi, rënie e ndjeshme e aksidenteve

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, i cilësoi sot si të pavërteta, lajmet për rikthimin e qarkullimit të monopatinave…