Forcat e Armatosura renditen të tretët në garën prestigjioze “Cambrian Patrol” në Uells

Në këtë aktivitet prestigjioz të organizuar nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, mori pjesë Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore, duke përballuar me sukses një sfidë 48-orëshe në kushte të vështira terreni.


Forcat e Armatosura shqiptare shënuan një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke u renditur në vendin e tretë në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”, që zhvillohet çdo vit në Uells.

Në këtë aktivitet prestigjioz të organizuar nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, mori pjesë Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore, duke përballuar me sukses një sfidë 48-orëshe në kushte të vështira terreni.

Gara, me një traditë mbi 60-vjeçare, teston aftësitë fizike, taktike dhe bashkëpunimin në situata të ndërlikuara luftarake.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi se pjesëmarrja dhe rezultati i lartë në këtë garë ndërkombëtare janë dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të trupave shqiptare.

“Bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate për forcimin e kapaciteteve njerëzore të Forcave të Armatosura mbetet një prioritet i programit tonë “Mbrojtja 2030””, deklaroi Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…