Inaugurohet “Tirana Moons” në sheshin “Nënë Tereza”, një oaz i gjelbër kushtuar librit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në inaugurimin e “Tirana Moons”, një oaz i gjelbër kushtuar librit në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në inaugurimin e “Tirana Moons”, një oaz i gjelbër kushtuar librit në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Arkitekti Chris Precht prezantoi veprën e tij si një bibliotekë në krijim, ku qytetarët ftohen të sjellin libra me shënime personale për të frymëzuar të tjerët.

Në vizitën e tij, Kryeministri Edi Rama e cilësoi instalacionin si një “moment të rëndësishëm për Krisin” dhe me humor shtoi se ai “solli hënën në Shqipëri”.

Rama theksoi se hapësira do të integrohet në projektet e ardhshme të zhvillimit urban, përfshirë një parking nëntokësor, dhe falënderoi të gjithë kontribuesit e ndërtimit, duke vlerësuar mjeshtrit shqiptarë të drurit.

Rama u shpreh në fjalën e tij se, oazi “Tirana Moons” do të qëndrojë për një periudhë kohe në sheshin “Nënë Tereza”, teksa për këtë shesh ka një projekt të madh për ndërtimin e një parkingu nëntokësor.

Duke falënderuar arkitektët për ditën e sotme të ngjeshur, Rama u shpreh se, Shqipëria do të ecë përpara me projekte të mëdha.

“Kjo është në një farë mënyrë serpentina jonë, do të qëndrojë për një moment, për një çast këtu, pastaj do të lëvizë ndërkohë që ne do të duam të ecim përpara me projekte të mëdha, masive, të cilat do ta vendosin dhe këtë hapësirë në dispozicion të qytetit për parking nëntokësor, por jo vetëm kaq, po përgatisim një projekt shumë të bukur le të shohim si do të dalë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, shtoi Rama, “mendoj që ka diçka interesante që duhet çkoduar sepse sa herë arkitektët ndërkombëtarë mblidhen në këtë qytet, Shqipërisë i duhet të luajë një ndeshje futbolli. Nuk e di sesi ndodh, por me shpresë do t’i sillni pak fat ekipit tonë që luan jashtë sonte”.

Rama falënderoi arkitektët edhe për librat.

“Ju lutem sillni më shumë libra. Është kaq mirë të kesh, jo vetëm libra, por libra të cilët dhurohen nga njerëz që duan të japin diçka për kënaqësinë e tyre”, tha Rama.

Kryeministri Rama falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në ndërtimin e këtij oazi të gjelbër.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…