Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Parku i Besimit është po kështu përgjigje ndaj dhunës që bëhet në emër të së shenjtës dhe ndaj një brezi që gjendet përpara një rreziku të madh të humbjes së dijes shpirtërore.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Parku i Besimit është po kështu përgjigje ndaj dhunës që bëhet në emër të së shenjtës dhe ndaj një brezi që gjendet përpara një rreziku të madh të humbjes së dijes shpirtërore.

Gjatë zhvillimit të garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park) në Petrelë, një nismë e Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), Kryeministri solli në vëmendje konceptimin e këtij parku unikal, ku besimet do të shihen e shijohen përmes pemëve, frutave e luleve të përmendura në shkrimet e shenjta.

Kryeministri theksoi se shqiptarët nuk kanë nevojë ta shpikim tolerancën, sepse prej kohësh kanë lindur dhe janë rritur prej saj.

“Qytetet tona janë rritur me xhami, kisha, teqe e manastire krah përkrah. Ajo çfarë ka ndodhur me të gjithë ato në atë periudhë të errët kur me dinamit u kërkua që feja të çrrënjosej ishte edhe arsyeja përse kemi nevojë për tolerancën”, u shpreh Rama.

Por sipas tij, “trashëgimia jonë nuk ka qenë përherë e lehtë, por ka qenë e urtë”.

“Me urti deri në pikën ku me të drejtë Papa Françesku e pagëzoi si “vëllazëri fetare”, urtia e të jetuarit së bashku që fitohet e po kështu është edhe inerci”, shtoi Kryeministri.

Ndaj ky park sot, sipas Ramës, “e nderon edhe këtë trashëgimi, por po kështu na bën thirrje të ecim përpara”.

“A mundet ende ta nderojmë këtë trashëgimi? A mundet ta nderojmë këtë shenjt jo vetëm me lutje, por edhe me rritjen me durim të një peme? Kjo është po kështu përgjigje ndaj dhunës që bëhet në emër të së shenjtës, ndaj një kulture që harron të dëgjojë, ndaj një brezi që gjendet përpara një rreziku të madh të humbjes së dijes shpirtërore”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se Parku nuk do ketë simbole, as statuja krenarie dhe pushteti.

“Në këtë Park do të ketë vetëm pemë dhe ujë sepse uji po kështu është i shenjtë. Ai rrjedh prej Edenit, përdoret për pagëzim, lan duart përpara faljes. Uji na lidh së bashku shumë më tepër se sa e mendojmë. Çdo gjë e gjallë është bërë prej ujit, thotë Kurani. Dhe në fakt të qenit pranë ujit të qetë ringjall shpirtin. Ja përse ne kërkuam këtë nga kjo ushtri e mrekullueshme nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia. Një ushtri e cila nuk kërkon të pushtojë por të imagjinojë dhe të na ndihmojë të gjithëve duke sjellë këtu zejen e tyre, artin, kulturën e tyre”, shtoi Rama.

Vizioni i Parkut të Besimit synon krijimin e një hapësire unike në zemër të Petrelës, simbol i unitetit, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtyre vlerave në mbrojtjen e humanizmit të përbashkët përballë persekutimit dhe totalitarizmit.

Parku do të ndërtohet në një sipërfaqe prej afërsisht 210,000 m2 buzë luginës të Erzenit ku kontrasti i kodrave dhe luginave ka nxitur zhvillimin e strukturave turistike (hoteleri, bujtina dhe bar-restorante) dhe aktiviteteve sportive-turistike (Zip Line Albania).

Në zonë dhe në afërsi të saj, ndodhen një sërë atraksionesh historike si Kalaja e Petrelës, vendbanimi antik i Persqopit dhe Muzeu i Historisë të Forcave të Armatosura. Siti ndodhet në një distancë 15 km në jug të Tiranës, buzë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan, me lidhje të shpejta me aeroportin, Korridorin Blu (Korridori Adriatiko-Jonian që lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë, Korridorin VIII (rruga Egnatia) dhe Portin e Durrësit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.