Konkurs ndërkombëtar për Parkun e Besimit, Rama: Një foltore adhurimi përtej fesë

Në Petrelë po zhvillohet sot finalja e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park), një parku i ri unikal ku besimet do të shihen e shijohen përmes pemëve, frutave e luleve të përmendura në shkrimet e shenjta.


Në Petrelë po zhvillohet sot finalja e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park), një parku i ri unikal ku besimet do të shihen e shijohen përmes pemëve, frutave e luleve të përmendura në shkrimet e shenjta.

Kjo garë ndërkombëtare mbledh në Tiranë 12 finalistë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, për të prezantuar propozimet e tyre për këtë park.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama vlerësoi rëndësinë e këtij parku parku, i cili sipas tij “nuk është simbol i fesë por është një foltore adhurimi”.

“Jemi mbledhur në këtë vend që dikur formësohej nga gjuha e ashpër e urdhrave, e divizioneve të kazermave ushtarake, një vend ku uniformiteti marshonte shumë më fort se sa uniteti. Kemi besim se së shpejti do të kemi mundësi që të hapim këtë hapësirë për një qëllim krejt të ndryshëm dhe aktivitete krejt të tjera për njerëz krijues të talentuar dhe për këdo që na viziton e kërkon ta shohë këtë hapësirë”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se “po mendojmë në terma konkrete përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen e një zone të tërë përreth që do të bëhet Parku i Besimit”.

“Ky është shumë më tepër se sa ndryshimi I një hapësire. Besoj që është një transformim kuptimplotë dhe nuk ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por me marrjen në shërbim të saj. Duam të mbjellim pemë, të mbjellim shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë. Krejt tjetër, është një foltore adhurimi që nuk bën pyetje se çfarë besoni, vetëm ju fton të vini të mrekulloheni tek qëndresa e heshtur e pemëve ve të fikut, të vini re formën e pemëve të ullirit në erë dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, se zhvillimi nuk ishte thjesht një sfond, ishte në fakt shkrim u shenjtë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “ky park nuk është aspak një muze besimi, por është një skripturë e gjallë që nuk shkruhet me bojë, por me rrënjë, jo me doktrina por me hije pemësh në tokë”.

“Një hapësirë që heshtja nuk është mungesa e zërit, po prania e vëmendjes. Është një park që ngërthen besime e përkatësi. Ky park në përmasat e veta mjaft modeste po në një deklaratë shumë të fortë, ofron një kundërargument. Një vend ku askush nuk pyetet në çfarë ane qëndrojnë, e vetmja pyetje është a mundesh dot të mrekullohesh nga jeta?”, shtoi Rama.

Kryeministri u ndal te konceptimi i këtij parku në përputhje me filozofinë e asaj që thuhet në librat e shenjtë.

“‘Zoti mbolli kopshtin e Edenit në lindje dhe pastaj vendosi njeriun’. Dhe këto pemë që janë fik, shegë, hurma nuk u zgjodhën thjesht për bukuri, por ishin bashkudhëtarë profecie, qëndruan në hije të zbulimit, u rritën në dëshirën e përgjërimin e kohës dhe u kthyen në strehë për ekzil, për mëshirë, e kështu me radhë. Kurani thotë: “Ai rrit bimësinë për kafshët dhe gjithashtu edhe pemët e bimët për tu përdorur nga njerëzit”. Ndërkohë që Matthew na kujton që çdo pemë që nuk jep frut e pritet dhe hidhet në zjarr, kështu që përmes frutave të tyre do t’i njihni””, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sala: Spitalet rajonale drejt shërbimeve terciare dhe autonomisë së plotë

Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit…

Global 360

Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar të shtunën liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të tentuar ta…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sala: Spitalet rajonale drejt shërbimeve terciare dhe autonomisë së plotë

Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit…