Qendër e re Komunitare e Shëndetit Mendor në Lezhë, Sala: Kujdes gjithëpërfshirës, pa stigmatizim

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, është hapur në Lezhë Qendra e re Komunitare e Shëndetit Mendor, e cila do të ofrojë shërbime multidisiplinare për shëndetin mendor, për këdo që ka nevojë për mbështetje të specializuar në zonën e Lezhës, Kurbinit dhe Rrëshenit.


Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, është hapur në Lezhë Qendra e re Komunitare e Shëndetit Mendor, e cila do të ofrojë shërbime multidisiplinare për shëndetin mendor, për këdo që ka nevojë për mbështetje të specializuar në zonën e Lezhës, Kurbinit dhe Rrëshenit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, shoqëruar nga kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, zhvilloi një vizitë në këtë qendër, nga ku theksoi rëndësinë e angazhimit të institucioneve për forcimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe ofrimin e tyre në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sa më pranë komunitetit.

“Shëndeti mendor nuk duhet të jetë më një tabu. Është një problem, një sëmundje si gjithë sëmundjet e tjera, prandaj është i rëndësishëm ndërgjegjësimi për të mos parë ndryshe një njeri që ka probleme të shëndetit mendor. Qasja në shërbime të shëndetit mendor duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Pa stigmatizim, pa vonesa, pa përjashtime”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.

Qendra Kombëtare e Shëndetit Mendor Lezhë, e para e këtij lloji në këtë qark, është një investim i bashkisë Lezhë në bashkëpunim me MSHMS-në. Qendra ka në përbërje ekip mjekësor profesional me dy mjekë psikiatër, dy infermierë të shëndetit mendor, një psikolog dhe një punonjës social, të cilët veprojnë në koordinim sipas protokolleve të shëndetit mendor dhe do të ofrojnë përkujdesje nëpërmjet shërbimeve psikiatrike, psikologjike, infermierore dhe sociale, në nivel rajonal.

Kjo qendër synon identifikimin e hershëm të problematikave në shëndetin mendor dhe trajtimin e pacientëve përmes shërbimeve bio-psiko-sociale. Shërbimet ofrohen sa më afër komunitetit për të parandaluar shtrimet në spital, sipas protokolleve të përcaktuara, dhe ofrohet rehabilitim dhe aftësim psiko-social.

Përveç kësaj, ofrohen shërbime advokacie dhe psikoedukimi, si dhe promovimi i shëndetit mendor pozitiv.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor shërben si një kujtesë e fuqishme, se: “Nuk ka shëndet të mirëfilltë, pa shëndet mendor”.

Burimi ATSH

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…