Rritja e riciklimit, finalizohet në Berat projekti për ndarjen e mbetjeve në burim

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se kjo iniciativë e përqafuar nga qytetarët dhe bizneset, ka bërë që Berati të kalojë nga modeli “merr-përdor-hidh”, në një ekonomi qarkulluese, ku mbetjet kthehen në materiale të vlefshme për industrinë.


Në Berat është finalizuar me sukses projekti për ndarjen e mbetjeve në burim, me qëllim rritjen e riciklimit, duke krijuar një shembull të suksesshëm që vlen për t’u përhapur në gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se kjo iniciativë e përqafuar nga qytetarët dhe bizneset, ka bërë që Berati të kalojë nga modeli “merr-përdor-hidh”, në një ekonomi qarkulluese, ku mbetjet kthehen në materiale të vlefshme për industrinë.

Kryeministri theksoi se kjo ka ndodhur me mbi 120 tonë letër apo mbi 8,6 tonë plastikë të llojeve të ndryshme, të cilat janë shitur përmes ankandeve sipas çdo standardi ndërkombëtar.

Rama shprehu bindjen se reforma në menaxhimin e integruar të mbetjeve do të sigurojë gjithë investimet e nevojshme në qarkun e Beratit, nga impiantet e diferencimit, të kompostimit dhe të trajtimit të ujërave të ndotura e deri te pika fundore, duke mbyllur një herë e mirë venddepozitimet e paligjshme të mbetjeve.

Disa ditë më parë këtë projekt e inspektuan edhe ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Ministri Jaupaj solli në vëmendje faktin se vetëm 3 javë më parë Shqipëria hapi në Bruksel negociatat për kapitullin 27, që është kapitulli “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”.

Sipas ministrit, ky është një nga kapitujt më të vështirë që Republika e Shqipërisë do të negociojë për shkak edhe të rëndësisë që mjedisi ka për Shqipërinë por edhe për BE-në.

Ai vlerësoi bashkinë Berat për rezultatet konkrete të arritura, ndërsa u shpreh se ky është projekti i parë i suksesshëm në Shqipëri për ndarjen në burim të mbetjeve bashkiake. “Qasja që ne duhet të kemi në menaxhimin e mbetjeve nis pikërisht nga ndarja në burim e mbetjeve bashkiake, më pas duke krijuar të gjithë infrastrukturën e diferencimit të këtyre mbetjeve, kapsulimit dhe bërjes së të gjitha proceseve teknologjike që ne të reduktojmë sa më shumë mbetjet që depozitohen në landfill”, shtoi ai.

Ndërkohë Demo vlerësoi se një komponent shumë i rëndësishëm i menaxhimit të mbetjeve është riciklimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…