“Festa e Mollës” në Dvoran, tradita bashkon fermerët dhe promovon produktin vendas

Fshati Dvoran në Korçë u mbush këtë fundjavë me ngjyra, muzikë dhe aromën karakteristike të mollëve, në një nga festat më të dashura të zonës “Festa e Mollës”, e organizuar nga Bashkia e Korçës


Fshati Dvoran në Korçë u mbush këtë fundjavë me ngjyra, muzikë dhe aromën karakteristike të mollëve, në një nga festat më të dashura të zonës “Festa e Mollës”, e organizuar nga Bashkia e Korçës, tashmë një traditë e përvitshme që mbledh bashkë fermerët dhe banorët për të festuar frytet e punës së tyre.

Festa nisi me një panair të pasur produktesh lokale, ku ekspozuan fermerët më të mirë të zonës, duke ofruar për vizitorët varietete të ndryshme të mollëve dhe nënprodukte të tyre si: reçel, lëng molle, komposto apo uthull molle.

Aktivitete të shumta për fëmijë, lojëra tradicionale dhe më pas një koncert festiv me artistë të njohur të zonës, i dhanë atmosferës një ngjyrim të veçantë, duke e kthyer festën në një manifestim të gëzueshëm për të gjitha moshat.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, u shpreh se, kjo është një ngjarje që promovon bujqësinë.

Filo, ndau momente nga festa në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së fermerëve dhe ruajtjes së traditave bujqësore.

“Si çdo vit, organizuam këtë festë në fshatin Dvoran, duke promovuar produktin vendas, mollën dhe nënproduktet e saj”, tha ai.

Ndërsa nënkryetari i bashkisë, Kletjon Kita, u shpreh gjatë një takimi me fermerët pjesëmarrës se, pavarësisht ngricave që ndodhën gjatë çeljes së mollës në mars–prill, fermerët kanë arritur të mbajnë mbi 80% të prodhimit. “Jam optimist për ecurinë e sektorit bujqësor dhe më vjen mirë që fermerët, me ndihmën e Bashkisë dhe punën e tyre, ia kanë dalë”, theksoi ai.

Fermerët konfirmojnë se prodhimi i këtij viti ka qenë i kënaqshëm, ndonëse i ndikuar nga ngricat e pranverës. Varietete të tilla si Gold, Starking, Granny Smith, Fuji dhe Kanadeze kanë dominuar prodhimin.

“Sasia është më e ulët se vitet e tjera për shkak të kushteve atmosferike, por tregu është mirë dhe çmimi i shitjes i kënaqshëm, si për cilësinë e parë, ashtu edhe për mollët për industri”, thanë disa nga fermerët pjesëmarrës.

“Festa e Mollës” në Dvoran nuk është thjesht një ngjarje bujqësore, por një simbol i punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të komunitetit rural me institucionet, duke përforcuar lidhjen mes traditës dhe zhvillimit.

Lexo më shumë nga

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula u prit në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…