‘Wine & Stories” në Berat, Salla: Çdo shije lidhet me mjeshtërinë e kantinave

Në këtë edicion morën pjesë mbi 50 kantina nga Shqipëria, Kosova dhe komunitetet arbëreshe të Kalabrisë, ndërsa u shpallën 39 çmime në tri kategori: “Rose Wines”, “White Wines” dhe “Red Wines”.


Berati u kthye sërish në kryeqytetin e verës shqiptare me edicionin e katërt të festivalit “Wine & Stories of Berat”, një ngjarje që bashkon traditën, kulturën dhe shijen unike të verërave shqiptare.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se ky tur i veçantë në kuadër të festivalit ofroi një përjetim të paharrueshëm, ku çdo gotë verë tregoi një histori dhe çdo shije lidhej me mjeshtërinë e kantinave që kthejnë rrushin e Roshnikut në verë me identitet.

“Tur i paharrueshëm në “Wine & Stories”, Berat, ku çdo gotë tregon një rrëfim dhe çdo shije lidhet me mjeshtërinë e kantinave që kthejnë rrushin e Roshnikut në verë me identitet. Agroturizma që me mikpritjen e tyre të ngrohtë, muzikë tradicionale dhe vizita në fabrikën e fiqve e shndërruan këtë udhëtim në një përjetim plot ndjesi me identitet shqiptar”, u shpreh ministri Salla.

Atmosfera u pasurua me muzikë tradicionale, mikpritje të ngrohtë dhe vizita në agroturizma e fabrika vendase, mes tyre edhe në fabrikën e fiqve, duke e bërë këtë ngjarje një udhëtim të plotë me aromë dhe ndjesi shqiptare.

Në këtë edicion morën pjesë mbi 50 kantina nga Shqipëria, Kosova dhe komunitetet arbëreshe të Kalabrisë, ndërsa u shpallën 39 çmime në tri kategori: “Rose Wines”, “White Wines” dhe “Red Wines”.

Festivali “Wine & Stories of Berat” organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe synon të promovojë potencialin agroturistik të qarkut të Beratit dhe të nxisë zhvillimin rural përmes vlerësimit të produkteve lokale.

Burimi ATSH

Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Shqipëria do të jetë mikpritëse e edicionit të dytë të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Shqipëria do të jetë mikpritëse e edicionit të dytë të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në…