Lamallari: Politikë kombëtare e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim në cilësinë e drejtuesit të Komitetit Ndërministror për Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës, me grupin e punës ku të pranishëm ishin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj.


Shqipëria do të ketë më në fund një politikë kombëtare të qartë për shfrytëzimin dhe menaxhimin e tokës. Me mbështetjen e Bashkimit Europian ka nisur tashmë një punë konkrete për të finalizuar një proces, i cili është mes të tjerash edhe një detyrim në kuadër të integrimit.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim në cilësinë e drejtuesit të Komitetit Ndërministror për Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës, me grupin e punës ku të pranishëm ishin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Lammallari bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se, me mbështetjen e Bashkimit Evropian po përgatitet një politikë kombëtare e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës.

Ministri theksoi se kjo nuk është thjesht përmbushja e një detyrimi formal në avancimin e procesit integrues, por mbi të gjitha për të adresuar të gjitha sfidat që lidhen me çështjet e pronësisë, bujqësisë, zonave të mbrojtura dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Lamallari u shpreh besimplotë se në finale të kësaj pune që tashmë ka nisur, Shqipëria do të ketë një dokument solid, gjithëpërfshirës dhe të pranuar nga Brukseli për menaxhimin e tokës si aseti ynë kryesor dhe pikënisja e çdo plani zhvillimor që na duhet për këtë fazë të re ku ka hyrë vendi, por edhe për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u shpreh se reforma e menaxhimit të integruar të tokës synon të vendosë një kornizë të qartë institucionale, ligjore dhe strategjike, për të shmangur fragmentimin, për të rritur transparencën dhe për të garantuar një administrim modern e efikas të tokës.

“ Me këtë reformë, parcelat bujqësore do të rikthehen në burim zhvillimi, jo vetëm si pronë, por si kapital prodhues për përmirësimin e produktivitetit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së fermerit shqiptar”, u shpreh Salla.
Politika Kombëtare të Tokës, e cila lidhet drejtpërdrejt me vizionin Bujqësia 2030 po përgatitet me mbështetjen e BE-së për asistencë teknike, ekspertizë ndërkombëtare dhe analiza të thelluara, për zhvillim të qëndrueshëm dhe në përputhje me direktivat e BE-së.

Burimi ATSH

Dita e Verës, amvisat e Elbasanit ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dita e Verës, amvisat e Elbasanit ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.