Vengu në 60-vjetorin e Batalionit të Mbështetjes: Njësi me përgjegjësi për sigurinë dhe infrastrukturat kritike

Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm festoi sot 60-vjetorin e krijimit të tij.


Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm festoi sot 60-vjetorin e krijimit të tij.

Me këtë rast në mjediset e repartit u zhvillua një ceremoni ku ishin të pranishëm, Presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji si dhe gjeneralë dhe drejtorë të strukturave të MB-së dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Vengu tha se “60-vjetori i Batalionit të Mbështetjes është një pikë veçanërisht kulmore në historinë e kësaj njësie për vetë faktin se ajo ka shoqëruar në historinë e Shqipërisë moderne të gjitha etapat e transformimit të Forcave të Armatosura, por gjithashtu dhe dritëhijet e shtetndërtimit tonë, sidomos gjatë periudhës së tranzicionit”.

Vengu theksoi gjithashtu përgjegjësinë e kësaj njësie për sigurinë e kryeqytetit dhe infrastrukturave kritike.

“Një element që u theksua padyshim është zanafilla e kësaj njësie që në periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare, por harrojmë dhe një dimension tjetër, se bashkërisht me strukturat tuaja drejtuese synojmë që ta rikthejmë shumë e më shumë, është përgjegjësia e kësaj njësie për sigurinë e kryeqytetit dhe infrastrukturave kritike”, tha Vengu.

Vengu u ndal edhe te një element i dytë, i cili kishte të bënte me faktin se ky batalion ka shërbyer edhe si shkollë komandimi për Forcat e Armatosura.

“Nuk është rastësi që një pjesë e mirë e drejtuesve të Forcave të Armatosura, qofshin këta nga struktura operacionale, spitalore, mbështetëse apo qoftë dhe të inteligjencë ushtarake kanë dalë nga ky batalion, sepse është një batalion që përfaqëson tërësinë e spektrit, qoftë të luftimit, qoftë të përfaqësimit të shtetit në dritën e tij më të mirë dhe veçanërisht këtu dua të falënderoj dhe ceremonialin ushtarak dhe shtetëror dhe bandën frymore që bëjnë më të mirën për të nderuar vendin dhe Forcën e Armatosur”, u shpreh Vengu.

Në mbyllje të fjalës së tij, Vengu falënderoi të gjithë komandantët, drejtuesit e batalionit “të cilët ndër vite kanë qëndruar veçanërisht besnik ndaj transformimeve që ka pësuar ky batalion dhe të cilët janë investuar që të na mbështesin për sa i përket, rritjes fuqizimit, modernizimit të tij, ju falënderoj për kontributin e dhënë”.

Batalioni i Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm është një ndër repartet elitë të Forcave tona të Armatosura. Misioni i tij është ruajtja dhe mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm në të gjitha aktivitetet e ndryshme ushtarake, brenda dhe jashtë vendit, në kohë paqe dhe lufte. E veçanta e këtij batalioni nga njësitë e tjera të FA është se në përbërje të tij është Kompania Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, të cilat mbulojnë të gjitha ceremonitë ushtarake të Forcave të Armatosura.

/Burimi ATSH

Të apasionuarit pas Vespa-s nga 17 shtete të ndryshme mblidhen në Durrës

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga 20-vjetori i themelimit të klubit “Vespa Shqipëri”.

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Të apasionuarit pas Vespa-s nga 17 shtete të ndryshme mblidhen në Durrës

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga 20-vjetori i themelimit të klubit “Vespa Shqipëri”.