Lamallari: Prioritet, plotësimi i paketës së Reformës në Drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, mbrëmjen e sotme, u bëri thirrje të rinjve që ta shohin diplomimin si fillimin e një rruge të re dhe të mbeten “studentë të jetës”, duke mësuar nga çdo vendim e përvojë.

Ai i inkurajoi të mos kenë frikë të marrin iniciativa, duke theksuar se “momenti perfekt” nuk vjen kurrë, nëse thjesht rrinë dhe presin, dhe se ndërgjegjja do të jetë gjykatësi më i mirë për secilin prej tyre nëse qëndrojnë besnikë ndaj vlerave dhe bindjeve.

Lamallari u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, duke kujtuar se Shqipëria ka ndërmarrë reformën më ambicioze në këtë fushë, si shprehje e vullnetit të popullit shqiptar.

Ai tha se vendi është më pranë se kurrë BE-së, por mbetet nevoja për përmirësime dhe konsolidim të institucioneve.

Ministri theksoi se në prioritetet e tij përfshihen plotësimi i paketës së reformës në drejtësi, përmirësimi i infrastrukturës së gjykatave dhe prokurorive, modernizimi i kodit penal e civil dhe rritja e standardeve të trajtimit të shtresave më vulnerabël të shoqërisë.

“Shqipëria ka kryer një nga reformat më ambicioze, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, Reformën në Drejtësi, si shprehje e vullnetit absolut të popullit shqiptar. Sot Shqipëria nuk është ajo e 16 viteve më parë. Ka hapësira për përmirësim e ndryshime, por nuk ka qenë kurrë kaq pranë BE. Në prioritetet e programit qeverisës dhe Ministrisë së Drejtësisë është plotësimi i paketës së Reformës në Drejtësi, konsolidimi i institucioneve, përmirësimi i infrastrukturës së gjykatave dhe prokurorive, si dhe zhvillimi i kodeve të reja, atij penal, civil dhe të procedurave, në mënyrë që të krijohet një legjislacion i integruar dhe funksional”, tha Lamallari.

Duke theksuar se “punët e mira bëhen në ekip”, Lamallari i ftoi të diplomuarit t’i bashkohen Ministrisë së Drejtësisë dhe sistemit gjyqësor për t’i shërbyer vendit dhe brezave që vijnë me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim.

Burimi ATSH

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…