Ambasadori i Spanjës: “Nanobalkans”, dëshmi e angazhimit të Shqipërisë për inovacion

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura deklaroi sot, se, qeveria shiqptare ka bërë përpjekje të përgëzueshme për krijimin e forcimin e Nanobalkans, qendra rajonale për nanoteknologjinë.


Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura deklaroi sot, se, qeveria shiqptare ka bërë përpjekje të përgëzueshme për krijimin e forcimin e Nanobalkans, qendra rajonale për nanoteknologjinë.

Në fjalën e tij në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja, të mbajtur në Tiranë, Ventura u shpreh se, “gjatë dekadave të shkuara nanoteknologjia ka evoluar dhe është shndërruar në një forcë vërtetë transformuese. Kemi parë ndikimet e saj në të gjithë sektorët nga mjekësia tek energjia, tek shkenca materiale dhe elektronika si edhe qëndrueshmëria mjedisore”.

Kjo konferencë, shtoi, “është një pasuri për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe po kështu një shembull i qartë i bashkëpunimit tonë në terma konkretë”.

“Është po kështu një dëshmi e rolit të rëndësishëm të Spanjës, jo vetëm për organizimin e këtij evenimenti, por po kështu çka është më e rëndësishme, për kontributet thelbësore”, tha ambasadori.

“Përmes seminareve bashkëpunuese midis Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës për nanoteknologjinë dhe e dyta midis Shqipërisë, Italisë dhe Spanjës për nanomjekësinë dhe pjesëmarrjen e 33 studiuesve spanjollë, që ju siguroj që do të pasurojnë debatet akademike me perspektivat e tyre, gjithmonë në frymën e partneritetit”, u shpreh Ventura.

Ai theksoi se, “Instituti i Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë së Barcelonës drejtuar, nën mendimin vizionar të profesor Arben Merkoçit, që është në fakt shembull i ekselencës në kërkimin në nanoteknologji, në fakt është i rëndësishëm për krijimin e kësaj qendre që është Nanobalkans, që është qendra rajonale për nanoteknologjinë”.

Ambasadori shtoi se, “në këtë kontekst Shqipëria po kështu ka dëshmuar angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për të arritur në këtë të ardhme, jo vetëm si nevojë, por si përparësi”.

“Përpjekjet e qeverisë për të modernizuar administratën publike, gjithashtu edhe shërbimet, përmes shërbimeve elektronike, e po kështu edhe ekonominë, janë vërtetë të përgëzueshme. Ashtu siç është e përgëzueshme mbështetja e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama për krijimin e forcimin e Nanobalkans, qendra rajonale për nanoteknologjinë, e cila flet më shumë sesa një mijë fjalë për angazhimin për të investuar në shkencë, inovacion dhe sidomos në nanoteknologji, si një mjet i fuqishëm për rritje dhe përparim”, tha ambasadori spanjoll.

Burimi ATSH

Malaj: Hiqet kufizimi për ndarjen e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë në tetë këste

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish-të dënuarit politikë…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Hiqet kufizimi për ndarjen e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë në tetë këste

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish-të dënuarit politikë…