DASH, raport për klimën e biznesit: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2025 për klimën e biznesit në Shqipëri.


Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2025 për klimën e biznesit në Shqipëri.

Raporti vlerëson se “Qeveria shqiptare ka miratuar politika për të promovuar investimet e huaja në Shqipëri”.

“Shqipëria mban një regjim liberal të investimeve të huaja të hartuar për të tërhequr investimet e huaja direkte. Ligji për Investimet e Huaja përcakton mbrojtje specifike për investitorët e huaj dhe lejon 100 për qind pronësi të huaj të kompanive, përveç në fushat e transportit ajror të pasagjerëve vendas dhe ndërkombëtar dhe transmetimit televiziv. Legjislacioni shqiptar nuk bën dallim midis investimeve vendase dhe të huaja”, thuhet në raport.

Raporti vlerëson po ashtu edhe ligjin për Investimet Strategjike, i cili ofron stimuj dhe procedura administrative të përshpejtuara, varësisht nga madhësia e investimit dhe numri i vendeve të punës të krijuara, si për investitorët e huaj ashtu edhe për ata vendas.

“Pavarësisht legjislacionit mbështetës, shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar nga statusi i ‘Investitorit Strategjik’ dhe pothuajse të gjitha projektet u janë dhënë kompanive vendase që operojnë në sektorin e turizmit. Investitorët e huaj që kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik përmendin se përgjigjet nga AIDA-s janë të ngadalta”, thuhet më tej në raport.

Raporti vlerëson se situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme.

Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 për qind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike.

DASH vlerëson gjithashtu se inflacioni ka pësuar një rënie të ndjeshme në 2024-ën në 2.2% duke mbetur brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë. Po ashtu edhe uljen e borxhit publik në 55 për qind në vitin 2024, falë konsolidimit fiskal dhe politikës monetare të kujdesshme.

Raporti nënvizon po ashtu se si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial për investime të huaja në shumë sektorë, duke përfshirë energjinë, turizmin, bujqësinë apo edhe teknologjinë.

Sipas raporti, në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të larta të investimeve të huaja direkte, por Shqipërisë i mungon një mekanizëm shqyrtimi të investimeve për IHD-të hyrëse.

DASH raporton se falë kuadrit ligjor të shëndoshë Shqipëria ka përparuar në kufizimin e korrupsionit në nivele të ulëta duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. “Megjithatë, investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të korrupsionit në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike”, thuhet në raport.

Raporti nxjerr në pah si problem informalitetin e lartë në sektorin e biznesit, i cili po dëmton ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pavarësisht qëndrueshmërisë dhe rritjes së vazhdueshme që ka treguar ekonomia shqiptare në vitet e fundit, zhvillimi ekonomik i saj mbetet i brishtë për shkak të korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, konkurrencës së shtrembëruar, mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigracionit, produktivitetit të ulët dhe një sektori të madh informal”, thuhet në raport.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: ‘Five Mountains’ ndalet në Kune, tregon potencialin turistik të Lezhës

Sezoni turistik në Lezhë në këtë fund shtatori vijon, duke ofruar pushime të qeta dhe relaksuese për turistë të huaj…

Global 360

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: ‘Five Mountains’ ndalet në Kune, tregon potencialin turistik të Lezhës

Sezoni turistik në Lezhë në këtë fund shtatori vijon, duke ofruar pushime të qeta dhe relaksuese për turistë të huaj…