Mjekë nga Bullgaria ekzaminojnë falas banorët e bashkisë së Pustecit

Në çeljen e fushatës mori pjesë edhe ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, Ivaylo Kirov.


Për të tretin vit radhazi Fondacioni Kujtesa Bullgare dhe kryetari i tij dr. Milen Vrabevski organizuan dhe financuan vizita mjekësore falas për banorët e bashkisë së Pustecit.

Ekzaminimet, të cilat kryhen nga një ekip mjekësh bullgarë në fushat e kardiologjisë, mjekësisë së brendshme, endokrinologjisë, dermatologjisë dhe reumatologjisë, do të përfundojnë më 28 shtator dhe synojnë të ekzaminojnë të gjithë të interesuarit.

Edhe këtë vit, vizitat po kryhen me kërkesë të kryetarit të bashkisë, Pali Kolefski, qëllimi i të cilit është të sigurojë mundësi për një kujdes të specializuar mjekësor në rajonin e tij.
“Falënderoj fondacionin dhe personalisht dr. Vrabevskin për ekzaminimet. Kjo është një tjetër iniciativë e dobishme dhe e rëndësishme e tyre për banorët e Pustecit”, tha kryetari Kolefski.

Për shkak të interesit të madh dhe nevojës në rritje për nisma të tilla, Fondacioni Kujtesa Bullgare po planifikon një vizitë tjetër në fund të tetorit. Atëherë një ekip tjetër do të përfshijë mjekë të neurologjisë, ORL-së, oftalmologjisë, urologjisë dhe mamologjisë.

“Përmes kësaj iniciative, ne po japim shembullin e radhës të mirë të solidaritetit evropian. Ne bëjmë gjithçka me zemër të hapur. Jemi të lumtur që këtë vit ekipit të specialistëve iu bashkuan të rinj me origjinë nga Shqipëria që u diplomuan në mjekësi në Bullgari. Në këtë mënyrë, ne demonstrojmë vazhdimësi ndër brezat dhe dobinë e bashkëpunimit me Bullgarinë”, tha dr. Vrabevski për mediet.

Ekzaminimet kryhen nga mjekët e spitaleve dhe qendrave të njohura bullgare: Spitali Universitar “Shën Ivan Rilski” (Sofje), Spitali Universitar “Shën Georgi” (Plovdiv), Qendra Mjekësore Heidelberg dhe Reverse Dermatology.

Në çeljen e fushatës mori pjesë edhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, Ivaylo Kirov.

“Falënderoj dr. Vrabevskin për përqendrimin e vëmendjes së tij në zhvillimin e bashkisë së Pustecit, por veçanërisht për përpjekjet e fondacionit të tij në përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë banorëve të rajonit”, tha ambasadori Kirov.

Ekzaminimet e specializuara janë më të dobishme për banorët e moshur dhe janë jo vetëm një gjest empatie, por edhe një ndihmë e vërtetë.

“Është një gëzim për ne që mund të vizitohemi nga mjekët bullgarë. Prania e tyre këtu është një simbol mbështetjeje që do ta kujtojmë për një kohë të gjatë”, tha 70-vjeçari Dimitri Nikola, nga fshati Vërnik.

Nisma po realizohet me mbështetjen me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me dy ministri bullgare – Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat siguruan transportimin e mjekëve me aeroplanin ushtarak “Spartan”. Pajisjet mjekësore u siguruan nga kompania bullgare “Infinita”.

Edicioni i radhës i ekzaminimeve parandaluese falas në Pustec është vetëm një pjesë e nismave të rregullta të Fondacionit Kujtesa Bullgare në rajon, të cilët synojnë rritjen e cilësisë së jetës së vendasve.

Gjatë viteve të fundit fondacioni bullgar ka zbatuar një numër të madh projektesh me ndikim konkret për vendasit. Ndër tyre mund të përmendim sigurimin e autoambulancës, kamionit zjarrfikës dhe automjetit për terrene të vështira për nevojat e bashkisë, pajisjen mjekësore profesionale për Qendrën Shëndetësore të Pustecit, një godinë të lëvizshme (tip kontejner) me pajisje profesionale mjekësore për një nga fshatrat e bashkisë. Me ndihmën e “Kujtesës Bullgare” u riparua rrjeti i ujësjellësit dhe u sigurua furnizimi 24-orësh me ujë në disa nga vendbanimet e rajonit. Godina e Bashkisë së Pustecit është pajisur me mobilie dhe kompjuterë për 44 vende pune. Para më pak se një muaji u sigurua ndriçimi urban në katër fshatra: Zaroshkë, Gollomboc, Goricë të Madhe dhe Goricë të Vogël, etj.

Me të gjitha donacionet deri më sot Fondacioni Kujtesa Bullgare është investitori më i madh i huaj në rajon.

Rama: ‘Five Mountains’ ndalet në Kune, tregon potencialin turistik të Lezhës

Sezoni turistik në Lezhë në këtë fund shtatori vijon, duke ofruar pushime të qeta dhe relaksuese për turistë të huaj…

Global 360

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: ‘Five Mountains’ ndalet në Kune, tregon potencialin turistik të Lezhës

Sezoni turistik në Lezhë në këtë fund shtatori vijon, duke ofruar pushime të qeta dhe relaksuese për turistë të huaj…