Zaçaj: Nuk ka drejtësi pa garanci procedurale

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mori pjesë në aktivitetin e mbështetur nga Këshilli i Evropës me temë “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri”.


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mori pjesë në aktivitetin e mbështetur nga Këshilli i Evropës me temë “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri”.

Gjatë fjalës së saj, Zaçaj theksoi rëndësinë e balancës mes sigurisë dhe lirisë personale, duke e konsideruar këtë një themel të shtetit demokratik.

Duke cituar Benjamin Franklin: “Kush sakrifikon lirinë themelore për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë”, Zaçaj tha se drejtësia nuk mund të ndëshkojë autorët e shkeljeve në dëm të garancive procedurale dhe të të drejtave themelore të individit.

“Fuqia e drejtësisë nuk qëndron te dënimi, por te legjitimiteti dhe legjitimiteti lind nga respektimi i të drejtave, edhe kur kjo është e vështirë,- sidomos kur është e vështirë”, nënvizoi Zaçaj duke shtuar se “shoqëria nuk ka nevojë për drejtësi të shpejtë në dëm të drejtësisë së drejtë”.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ngriti shqetësimin për fenomenin e mbipopullimit në paraburgime, duke theksuar se respektimi i të drejtave të të ndaluarve nuk është çështje buxhetore, por kushtetuese dhe ligjore.

Zaçaj tha se çdo kufizim i lirisë duhet të jetë i ligjshëm, proporcional dhe i mbështetur në garanci procedurale, sipas Kushtetutës dhe standardeve evropiane për të drejtat e njeriut.

“Ne nuk mund dhe nuk duhet të matim suksesin e sistemit të drejtësisë me numrin e arrestimeve, nëse këto masa nuk respektojnë Kushtetutën apo standardet evropiane”, tha Zaçaj.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj përgëzoi Këshillin e Evropës për këtë nismë dhe siguroi mbështetjen e Gjykatës Kushtetuese për forcimin e rolit të gjyqësorit si garant i lirive themelore të qytetarëve, duke theksuar se drejtësia nuk matet me numrin e arrestimeve, por me respektimin e të drejtave dhe legjitimitetin e vendimeve.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Zgjidhja për pagat e magjistratëve duhet të mbrojë drejtësinë dhe paratë e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se zgjidhja e çështjes së pagave të magjistratëve duhet të mbajë në…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Zgjidhja për pagat e magjistratëve duhet të mbrojë drejtësinë dhe paratë e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se zgjidhja e çështjes së pagave të magjistratëve duhet të mbajë në…