Begaj në Nju-Jork, takim me Macron: Mik i mirë i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.

Në selinë e OKB-së, Begaj zhvilloi edhe një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Begaj e cilësoi Macron si një mik të mirë të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit u shpreh se ky takim ishte në kuadër të Marrëveshjes mbi Diversitetin Biologjik Detar të Zonave Përtej Juridiksionit Kombëtar (BBNJ-së).

Begaj theksoi se, Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj.

“Është kënaqësi të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë. Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale..

Gjithashtu, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Begaj u takua edhe me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.

Në takim u diskutua për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, me fokus në ekonomi dhe turizëm.

Gjithashtu u ra dakord për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshin edhe pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.

Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë