Begaj në Nju-Jork, takim me presidentin e Ganës

Në selinë e OKB-së, Begaj zhvilloi edhe një takim me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama me të cilin diskutoi për njohjen nga Gana të Kosovës.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.

Në selinë e OKB-së, Begaj zhvilloi edhe një takim me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama me të cilin diskutoi për njohjen nga Gana të Kosovës.

“Sot në OKB, u takova me Presidentin e Ganës, John Dramani Mahama për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën”, shkroi Begaj, në një postim në rrjetet sociale.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Begaj.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshin edhe pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.

Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…

Global 360

Kurti takon Magyar: Hungaria është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Kosova, aq më e…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…