Këshilli bashkiak i Tiranës miraton propozimin për shkarkimin e Veliajt

Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzohet nga SPAK për 13 akuza, mes të cilave 9 raste korrupsioni.


Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot propozimin për shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Në mbledhjen e sotme këshilli bashkiak votoi pro miratimit të propozimit për shkarkimin nga detyra të Veliajt.

Kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj u depozitua nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak bazuar në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak u shprehën se nuk duhej marrë ky vendim pa u dëgjuar më parë vetë kryebashkiaku Veliaj.

Vendimit i sotëm për shkarkimin e Veliajt, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohëshme në Tiranë. Mazhoranca socialiste ka paraqitur emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate të Partisë Socialiste, në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

Duke prezantuar Manastirliun si kandidate gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Kryeministri Rama e cilësoi situatën në kryeqytet si emergjente, pas 7 muajsh mungesë të kryetarit të zgjedhur Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025.

Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzohet nga SPAK për 13 akuza, mes të cilave 9 raste korrupsioni.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në SHBA, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"