Lamallari: Përmbyllim punën për Kodin e ri Penal dhe Civil, zbatim i masterplanit për burgjet

Ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh se puna e tij do të fokusohet në disa shtylla kryesore, mes të cilave miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e Reformës në Drejtësi, përmbylljen me sukses të punës për Kodin e ri Penal dhe Civil, si edhe përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore në të gjithë vendin.


Ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh se puna e tij do të fokusohet në disa shtylla kryesore, mes të cilave miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e Reformës në Drejtësi, përmbylljen me sukses të punës për Kodin e ri Penal dhe Civil, si edhe përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore në të gjithë vendin.

Deklarata e ministrit Lamallari, erdhi gjatë aktivitetit të prezantimit të tij në krye të ministrisë së Drejtësisë nga Kryeministri Edi Rama ku ishte i pranishëm edhe pararendësi në detyrë, Ulsi Manja.

Lamallari e falendëroi Kryeministrin Rama për detyrën që i besoi në drejtimin e ministrisë së Drejtësië, ndërsa e siguroi që do e mbajë me nder si angazhim, deri ditën e fundit në krye të këtij institucioni.

“Ju siguroj që do të ndjek të njëjtën praktikë me stafin, nga specialisti më i thjeshtë te drejtuesi më i lartë i shërbimit civil, për të inkurajuar të gjithë ata që ndajnë të njëjtën cilësi dhe angazhim, përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave dhe zbatimin e prioriteteve në programin qeverisës”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë, gjatë fjalës së tij, iu drejtua edhe stafit, duke i vlerësuar ata edhe në punën e bërë gjatë koordinimit të detyrave dhe angazhimit para Komisionit Evropian për kapitujt 23-24.

“Do doja që të shihja të njëjtin angazhim, profesionalizëm dhe shpejtësi për ndjekjen e këtyre prioriteteve të Qeverirsë shqiptare dhe angazhimeve të marra para BE-së në tërësi. Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e Reformës në Drejtësi, sipas zotimeve që Qeveria shqiptare ka marrë para BE-së, përmbylljen me sukses të punës për Kodin Penal dhe Kodin Civil të procedurave. Kjo do t’i shërbejë standardeve më të mira jo vetëm të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, por edhe një sistemi drejtësie më transparent dhe llogaridhënës”, theksoi Lamallari.

“Një element tjetër ka qenë pjesa e digjitalizmit apo funksionimit të sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve gjyqësore në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat. Duhet të kemi një sistem transparent dhe në përmbushje të angazhimit që kemi marrë para BE-së, përshirë edhe udhërrëfyesin për shtetin e së drejtës”, cilësoi Lamallari.

Ministri Lamallari tha se do të vijojë puna për përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore, përfshirë godinat e prokurorive në të gjithë vendin, ndërsa u ndal edhe te rëndësia e zbatimit të masterplanit të burgjeve duke synuar përmirësimin e kushteve të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

“Por, hapja e institucionit për rehabilitimin e të miturve, bëhemi vendi avantgard në rajon dhe në raport me standardet e BE-së”, pohoi ai.

Lamallari tha se duhet konsideruar prioritet edhe projekti dhe vizioni i Qeverisë shqiptare për krahasimin e kuadrit ligjor vendas, duke kontribuuar në hartimin e tij përmes përdorimit të inteligjencës artificiale.

“Unë besoj fort në bashkëpunimin, angazhimin dhe profesionalizmin tuaj, si brenda institucionit dhe në raport me BE-në. Dua që suksesi të jetë i përbashkët”, përfundoi ministri Lamallari.

Burimi ATSH

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj sot zërave të partive opozitare për mosreagim në lidhje me deklaratën e ministres serbe për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj sot zërave të partive opozitare për mosreagim në lidhje me deklaratën e ministres serbe për…