Programi për Turizmin – Konsolidimi i Shqipërisë si destinacion gjithëvjetor dhe konkurrues në tregun global

Turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, ndërkohë që objektivi i qeverisë së re të miratuar sot në Kuvend.


Turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, ndërkohë që objektivi i qeverisë së re të miratuar sot në Kuvend është konsolidimi i Shqipërisë si një destinacion turistik i nivelit të lartë në Mesdhe, me turizëm gjithëvjetor, të qëndrueshëm dhe konkurrues në tregun europian dhe global.

Në fokus të programit 4-vjeçar të qeverisë është edhe orientimi i politikave dhe investimeve në turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Në sajë të këtij programi qeveria do të krijojë, menaxhojë dhe brandojë Shqipërinë në 6 rajone turistike sipas strategjisë Shqipëria Turistike 2030, duke garantuar ofertë të diversifikuar dhe standarde të larta ndërkombëtare.

Një tjetër objektiv është transformimi i Portit të Durrësit në një qendër moderne për kroçera dhe jahte luksoze. Ndërsa do të ndërtohen 20 marina të reja nga Velipoja deri në Ksamil, duke e bërë Shqipërinë një destinacion lider për turizmin detar në Mesdhe.

Programi përfshin edhe dyfishimin e netqëndrimeve turistike, duke gjeneruar mbi 6,6 miliardë euro të ardhura vjetore deri në vitin 2030.

Prioritet i qeverisë në këtë mandat të katërt është edhe zhvillimi i turizmit malor në Alpe dhe zonat natyrore, duke e bërë Shqipërinë destinacion për sporte dimërore dhe eksperienca unike.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet promovimit të siteve të trashëgimisë kulturore dhe digjitalizimin e kalendarëve kulturorë, duke e bërë Shqipërinë një “muze të hapur”.

Gjithashtu do të konsolidohet infrastruktura logjistike për të kthyer Shqipërinë në një pol të konferencave, panaireve dhe ekspozitave ndërkombëtare.

Në program përfshihet edhe realizimi i Platformës Digjitale të Integruar të Turizmit, që përfshin: Regjistrin kombëtar digjital të turizmit për sipërmarrjet. Platformën e-Visitor për regjistrimin elektronik në kohë reale të vizitorëve; Sistemin elektronik të të dhënave në turizëm për statistika të sakta dhe vendimmarrje më efikase.

Gjithashtu do të themelohet Akademia Ndërkombëtare e Turizmit dhe Mikpritjes, në bashkëpunim me UN Tourism, për të formuar brezin e ri të profesionistëve.

Një tjetër prioritet është sigurimi i një administrimi më të drejtë të plazheve, duke garantuar më shumë hapësira publike dhe qetësi për pushuesit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.