“Netët e Filmit Shqiptar”, në Kosovë

Një nismë që përmes artit dhe kujtesës së përbashkët sjell më afër publikut në Kosovë trashëgiminë e pasur të kinematografisë sonë kombëtare


Nga Petrit Malaj
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë

Mbrëmë pata nderin dhe kënaqësinë të hap zyrtarisht ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, në ambientet mikpritëse të Kino Armata në Prishtinë – një nismë që përmes artit dhe kujtesës së përbashkët sjell më afër publikut në Kosovë trashëgiminë e pasur të kinematografisë sonë kombëtare.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje mbresëlënëse nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ambasadorë, anëtarë të trupit diplomatik dhe dashamirës të filmit shqiptar, kjo mbrëmje dëshmoi edhe një herë lidhjen e thellë të publikut kosovar me historinë, emocionin dhe identitetin e kinemasë sonë.

Ceremonia e hapjes u shënua nga shfaqja e filmit klasik “Përrallë nga e Kaluara”, si një homazh i denjë për mjeshtrin Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta pak kohë parë, por vazhdon të jetojë përmes veprave të tij që i përkasin fondit të artë të kulturës shqiptare.

Ky projekt është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, dhe ka si qëllim të promovojë vlerat tona të përbashkëta kulturore e historike përmes gjuhës universale të artit.

Në javët në vijim, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë disa prej filmave më përfaqësues të kinematografisë shqiptare:
• Koncert në vitin 1936 – Saimir Kumbaro (8–9 tetor 2025)
• Vdekja e Kalit – Saimir Kumbaro (29–30 tetor 2025)
• Kur xhirohej një film – Fehmi Hoshafi (3–4 nëntor 2025)
• Kapedani – Fehmi Hoshafi & Muharrem Fejzo (12–13 nëntor 2025)

Të gjitha shfaqjet janë të hapura për publikun dhe me hyrje falas. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar të rinjve dhe nxënësve të shkollave, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin projeksione të dedikuara posaçërisht për ta – duke u njohur me historinë e kinematografisë sonë në gjuhën tonë të ëmbël shqipe.

“Netët e Filmit Shqiptar” përfaqësojnë një formë të gjallë të diplomacisë kulturore në veprim – një diplomaci që ndërton ura përmes kujtesës, krijimtarisë dhe vlerave të përbashkëta që na bashkojnë si shqiptarë.

(Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…