Malaj: Objektiv ulja e borxhit në 50% të PBB-së dhe një sistem fiskal transparent

Pas miratimit të programit të qeverisë së re dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave në Kuvend, Malaj theksoi se Ministria e Financave do të angazhohet me përkushtim dhe profesionalizëm për realizimin e këtyre objektivave.


Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se objektivat strategjikë të mandatit të katërt të qeverisjes së mazhorancës socialiste përqendrohen në garantimin e stabilitetit makroekonomik, uljen e borxhit publik drejt 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si dhe ndërtimin e një sistemi fiskal modern, transparent dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian.

Pas miratimit të programit të qeverisë së re dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave në Kuvend, Malaj theksoi se Ministria e Financave do të angazhohet me përkushtim dhe profesionalizëm për realizimin e këtyre objektivave.

“Ministria e Financave, do të angazhohet me përkushtim, profesionalizëm dhe seriozitet për të përmbushur objektivat strategjikë, që janë : garantimi i stabilitetit makroekonomik, ulja e borxhit publik drejt 50% të PBB-së, si dhe ndërtimi i një sistemi fiskal modern, transparent e në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian”, u shpreh ai, në një postim në rrjetet sociale.

Në fokus të programit 4-vjeçar është rritja e pagës minimale nga 40 mijë lekë aktualisht në nivelin e 500 eurove deri në vitin 2026. Në 2030, pensioni mesatar parashikohet të jetë 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota. Ndërkohë që, pensioni minimal për të gjithë të tjerët, synohet që të shkojë në 200 euro.

Në aspektin fiskal, programi parashikon rritjen e të ardhurave për frymë me rreth 40% duke i çuar ato në 15 000 euro deri në vitin 2029, dhe një rritje të qëndrueshme ekonomike prej rreth 4% në vit, që do të rrisë prodhimin e brendshëm bruto në 35 miliardë euro deri në fund të mandatit.

Konsolidimi fiskal do të vazhdojë me reduktimin gradual të deficitit buxhetor dhe uljen e borxhit publik. Qeveria synon gjithashtu rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen sociale, duke garantuar mbështetje dhe dinjitet për qytetarët në nevojë, si dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve me një objektiv inflacioni prej 3% të vendosur nga Banka e Shqipërisë.

Një tjetër prioritet është ruajtja e stimulit fiskal në ekonomi përmes mbajtjes së investimeve në një nivel rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në program përfshihet gjithashtu rritja e të ardhurave tatimore me mbi 30 miliardë lekë në vit përmes zgjerimit të bazës tatimore pa rritur barrën fiskale, digjitalizimit të shërbimeve dhe luftës kundër informalitetit.

Programi parashikon hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta, duke zbatuar “Paqen Fiskale” 2026–2029, që parashikon faljen e detyrimeve tatimore të para 2015-ës dhe skemën e ripagimit me përqindje të reduktuara.

Politika e taksës 0% për bizneset e vogla do të vazhdojë deri në vitin 2029, ndërsa reforma e taksës mbi pasuritë e paluajtshme do të kalojë në një sistem të bazuar në vlerën reale të tregut, duke përfshirë rivlerësimin masiv të pasurive dhe krijimin e Kadastrës Fiskale.

Në fushën e biznesit, planifikohet mobilizimi i mbi 2 miliardë euro kredi dhe garanci përmes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit për të rritur investimet dhe prodhimin vendas.

Po ashtu parashikohet të miratohet Strategjia Kombëtare Industriale për transformimin ekonomik të vendit, duke u fokusuar në sektorët me vlerë të shtuar dhe konkurrueshmëri të lartë.

Paketat e veçanta si “Paketa e Maleve” do të lehtësojnë investimet dhe dokumentacionin për pronën, duke përfshirë përfitime fiskale për sipërmarrësit e parë.

Për më tepër, do të ngriten Credit Bureaus për uljen e riskut në kreditim dhe do të hiqen çmimet e referencës për importet nga Bashkimi Europian, duke ulur kostot dhe lehtësuar tregtinë.

Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3) do të implementohet me një buxhet prej 1,18 miliardë euro për të promovuar projekte inovative dhe integrim të plotë në tregjet evropiane.

Në fushën e arsimit dhe punësimit, programi parashikon transformimin e shërbimeve të punësimit në platforma digjitale inteligjente dhe uljen e papunësisë në 6% deri në vitin 2030, me fokus të veçantë në papunësinë e të rinjve nën 15%. Paga minimale do të rritet në 500 euro deri në vitin 2026, ndërsa paga mesatare kombëtare pritet të arrijë në 1000 euro deri në vitin 2030, dhe 1200 euro në sektorin publik.

Programi “Garancia Rinore” do të ofrojë punë, trajnim ose arsim për mbi 40 mijë të rinj brenda katër muajve nga regjistrimi.

Do të forcohen politikat për barazinë gjinore në paga dhe punësim, si dhe do të zgjerohet modeli dual i arsimit profesional me certifikim ndërkombëtar.

Arsimi profesional do të ketë një rol kyç, me qëllim që deri në vitin 2030 një në tre nxënës të ndjekë këtë formë arsimimi, ndërsa shkollat profesionale do të kthehen në qendra multifunksionale moderne.

Gjithashtu, do të garantohen kushte të barabarta pune dhe një sistem social i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

Në fushën e diasporës, programi parashikon nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe për njohjen e pensioneve dhe mbrojtje sociale për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Do të krijohen programe për rikthimin e talenteve dhe transferimin e ekspertizës, si dhe për ndërmjetësimin e punësimit në sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tri shtyllat e programit qeverisës: Nga Shqipëria europiane, tek ekonomia dhe mirëqenia sociale

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Tri shtyllat e programit qeverisës: Nga Shqipëria europiane, tek ekonomia dhe mirëqenia sociale

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.