AmCham takime në Bruksel, në fokus bashkëpunimi i të rinjve me kompanitë amerikane

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka iniciuar krijimin e Komitetit të Sipërmarrësve të Rinj dhe Inovacionit, një platformë që ka për qëllim forcimin e lidhjeve mes gjeneratës së re të profesionistëve dhe kompanive amerikane që operojnë në rajon.


Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka iniciuar krijimin e Komitetit të Sipërmarrësve të Rinj dhe Inovacionit, një platformë që ka për qëllim forcimin e lidhjeve mes gjeneratës së re të profesionistëve dhe kompanive amerikane që operojnë në rajon.

Sipas AmCham, Komiteti synon të krijojë mundësi për të rinjtë shqiptarë për t’u lidhur me liderë të korporatave ndërkombëtare, duke përfshirë mentorimin dhe mbështetje në zhvillimin e ideve të reja dhe startup-eve inovative.

Në kuadër të ngritjes së Komitetit për Sipërmarrësit e Rinj dhe Inovacionin, zëvendëspresidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Rexhino Cekrezi, dhe drejtori ekzekutiv, Neritan Mullaj, zhvilluan së fundmi një seri takimesh të rëndësishme në Bruksel me përfaqësues të AmChams in Europe dhe AmCham Belgium.

“Qëllimi i këtyre takimeve ishte të kuptojmë më mirë se si strukturat ekzistuese në Evropë funksionojnë në fushën e angazhimit të të rinjve, përfshirjes së bizneseve në programet e mentorimit, dhe forcimit të lidhjeve transatlantike përmes sipërmarrjes dhe teknologjisë”, bën të ditur AmCham.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve u përqendrua në rolin e partnerëve të biznesit dhe organizatave jofitimprurëse, të cilët janë aktivë edhe në Shqipëri, dhe se si ata mund të kontribuojnë në zhvillimin e këtyre nismave.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.