Rama: Rruga Shirokë-Zogaj, investim që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

Punimet në aksin rrugor Shirokë–Zogaj në Shkodër po vijojnë me intensitet. Ky aks konsiderohet një nga investimet strategjike që nxit turizmin dhe zhvillimin ekonomik të zonës, si dhe do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.


Punimet në aksin rrugor Shirokë–Zogaj në Shkodër po vijojnë me intensitet. Ky aks konsiderohet një nga investimet strategjike që nxit turizmin dhe zhvillimin ekonomik të zonës, si dhe do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i punës në segmentin Shirokë–Zogaj, ku vijon puna për zgjerimin e trasesë, vendosjen e kanalizimeve dhe elementë të tjerë infrastrukturorë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “ky është një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën”.

Ky projekt është pjesë e ndërhyrjeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në zonat turistike të Shkodrës.

Rruga Shirokë–Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Ky aks pritet të rrisë turizmin në zonë, krahas përmirësimit të aksesit në infrastrukturë për komunitetet lokale.

Aksi rrugor ka një gjatësi prej 6,5 kilometrash, nga të cilat 4,5 kilometrat e para janë zgjerim i rrugës ekzistuese buzë liqenit.

Segmenti Shirokë–Zogaj, së bashku me bajpasin në qendër të fshatit Zogaj, përbëjnë dy nyje të rëndësishme për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer Zogajn në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik me ndikim rajonal.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…