Ristani: 78 familje të tjera në Tiranë përfitojnë kredi të buta

Këshilli bashkiak miratoi dhe Planin Social 2025–2027 për bashkinë Tiranë, i cili përcakton objektiva të qarta për rritjen e mirëqenies sociale, përfshirjen në tregun e punës, zgjerimin e shërbimeve për të moshuarit, fëmijët dhe grupet vulnerabël.


Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot një sërë vendimesh me rëndësi për jetën e qytetarëve, mes të cilave edhe shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë.

Kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, bëri të ditur se pas ankimeve administrative janë përfshirë edhe 78 familje të tjera, të cilat tashmë përfitojnë kredi të buta për strehim.

Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjatë verifikimesh dhe shqyrtimesh, duke u dhënë zgjidhje shumë qytetarëve që prej vitesh prisnin një përgjigje.

Këshilli miratoi edhe listat e reja të përfituesve të programeve të Procesit të Rindërtimit, duke vijuar angazhimin për strehimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Projektvendimi vjen si akti i radhës i rëndësishëm në funksion të zbatimit të angazhimeve tona për rikuperimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe garantimit të strehimit të qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Projektvendimi është hartuar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi dhe ka kaluar në mënyrë të strukturuar nëpër të gjitha hallkat e procesit institucional, duke filluar nga shqyrtimi i aplikimeve, verifikimi i dokumentacionit dhe analizimi i rasteve me vendime gjyqësore apo ndryshime të kushteve teknike në terren”, u shpreh Ristani.

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me programin e ndihmës ekonomike: për periudhën 1–31 korrik 2025, do të mbështeten gjithsej 231 familje, ku 160 me fonde të buxhetit vendor dhe 71 nga fondi i kushtëzuar deri në 6%. Po ashtu, u miratua edhe projektvendimi për subvencionimin e qirasë për disa familje në nevojë që nuk mund të përballojnë tregun e lirë.

Këshilli bashkiak miratoi dhe Planin Social 2025–2027 për bashkinë Tiranë, i cili përcakton objektiva të qarta për rritjen e mirëqenies sociale, përfshirjen në tregun e punës, zgjerimin e shërbimeve për të moshuarit, fëmijët dhe grupet vulnerabël.

Ky plan është hartuar me mbështetjen e UNDP dhe synon të jetë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Lexo më shumë nga

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një…