Rama: Gjirokastra ka mirëpritur 500 mijë vizitorë deri në korrik

Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje të turistëve, ku pjesa më e madhe janë të huaj.


Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje të turistëve, ku pjesa më e madhe janë të huaj.

Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, qyteti i gurtë është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët që kërkojnë të zbulojnë historinë dhe kulturën shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet e disa prej vizitorëve që kanë përjetuar magjinë e Gjirokastrës, e cila nga janari deri në korrik ka mirëpritur 500 mijë vizitorë.

Turistët e huaj vlerësojnë veçanërisht bukuritë natyrore, historinë, ushqimin, por edhe mikpritjen shqiptare.

“Jam nga Zvicra. Bëmë udhëtimin e parë me makinë këtu në Shqipëri për dhjetë ditë. Shkuam në Himarë, Gjirokastër, Ksamil dhe patëm një përvojë shumë të mirë, ushqim të shkëlqyer dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm. Jemi gjithashtu shumë të lumtur që erdhëm këtu, shkëmbyem përvoja me ta dhe patëm një përvojë të mrekullueshme në këtë vend”, u shpreh një turiste nga Zvicra.

Natyra dhe historia, por veçanërisht mikpritja shqiptare ishin ato që i kishin bërë më shumë përshtypje një turisti nga SHBA, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

“Jam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë fantastike. Është një vend i mrekullueshëm, njerëzit janë të mrekullueshëm. Ka shumë histori, ushqimi është i shkëlqyer, qytete të mrekullueshme. Vizituam Shkodrën, bëmë ecje nga Valbona në Theth, që ishte e shkëlqyer. Pastaj shkuam në Sarandë dhe sigurisht në Tiranë”, tha ai.

Një tjetër turiste e cila vizitonte Gjirokastrën për herë të parë, vlerësoi bukuritë e qytetit dhe njerëzit po ashtu. “Po më pëlqen shumë, njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe ambienti po më duket shumë bukur. Në mbrëmje është akoma më bukur”, tha ajo.

Një turiste gjermane ndau përshtypjet e saj për Shqipërinë, të cilën e konsideroi një vend të shkëlqyer.

“Jam nga Gjermania, ndërsa prindërit e mi nga Sri Lanka. Kam rrënjë aziatike dhe kjo është pjesë shumë e bukur e Evropës për t’u vizituar. Shqipëria është një vend i shkëlqyer për t’u vizituar. Thjesht e shijova qëndrimin tim këtu dhe u rekomandoj të gjithëve të vizitojnë Shqipërinë. Ky qytet është një nga vendet më të bukura që kam vizituar në jetën time dhe të lë pa fjalë. Ejani ta vizitoni”, u shpreh ajo.

Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Manastirliu: Protokolle të reja për sigurinë në shkolla, më shumë oficerë dhe psikologë

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Manastirliu: Protokolle të reja për sigurinë në shkolla, më shumë oficerë dhe psikologë

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me…