Balluku: Tuneli i Murrizit me shifra rekord, mbi 19 mijë mjete më 17 gusht

Tuneli i Murrizit, një pikë kyçe infrastrukturore për qarkun e Dibrës, ka regjistruar një shifër rekord në numrin e automjeteve që kaluan gjatë një dite.


Tuneli i Murrizit, një pikë kyçe infrastrukturore për qarkun e Dibrës, ka regjistruar një shifër rekord në numrin e automjeteve që kaluan gjatë një dite.
Më 17 gusht 2025, plot 19,050 automjete kanë kaluar nëpër këtë tunel, duke shënuar shifrën më të lartë për këtë sezon turistik.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një takimi në Tiranë për të diskutuar për ecurinë e sektorit të turizmit, theksoi se ky është një tregues i qartë se si investimet në infrastrukturë mund të ndihmojnë në nxitjen e turizmit, sidomos në zona që nuk kishin qenë tradicionale për turistët.

“Shifra më e lartë e këtij sezoni vjen nga tuneli i Murrizit. Më 17 gusht, ky tunel regjistroi 19,050 automjete, krahasuar me tunelin e Llogorasë, ku në ditën e pikut, më 10 gusht, kaluan 17,684 automjete”, deklaroi Balluku.

Sipas saj, ky rezultat është një dëshmi e fortë se investimet në infrastrukturë moderne mund të hapin mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave të ndryshme, duke i dhënë shtysë edhe atyre që më parë ishin më pak të vizituara.

Tuneli i Murrizit u hap më 14 mars të këtij viti për qarkullimin e mjeteve pas një pune sfiduese që në nisje të tij për shkak të gjeologjisë problematike të zonës nëpër të cilën kalon.

I cilësuar edhe si shtylla kurrizore e rrugës së Arbrit, ai përbëhet nga dy tunele, nga tuneli kryesor me një gjatësi prej 3789 m dhe tuneli i emergjencës me gjatësi 3781 m, me nga 11 hyrje dhe dalje.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi

Konsolidimi i sektorit të turizmit me synimin për të kaluar nga një turizëm sezonal në një ofertë turistike gjithëvjetore mbetet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi

Konsolidimi i sektorit të turizmit me synimin për të kaluar nga një turizëm sezonal në një ofertë turistike gjithëvjetore mbetet…