Kodi i ri i Etikës, Manastirliu: Mësuesi figurë kyçe në shkollë dhe komunitet

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, prezantoi sot në një takim me mësues Kodin e ri të Etikës për Mësuesit.


Ministria e Arsimit dhe Sportit, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, prezantoi sot në një takim me mësues Kodin e ri të Etikës për Mësuesit. Ky kod përcakton parime të qarta profesionalizmi, integriteti dhe bashkëpunimi, duke forcuar marrëdhëniet e respektit mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve dhe vendos standarde të reja dhe të matshme për cilësinë e mësimdhënies.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se “Kodi i Etikës është një dokument që shkon përtej kuadrit administrativ dhe theksoi procesin gjithëpërfshirës në hartimin e tij, ku janë dëgjuar dhe përfshirë aktorët kryesorë të arsimit”.

“Sot prezantojmë Kodin e ri të Etikës për Mësuesit, një dokument që nuk është thjesht një udhëzim administrativ, është një udhërrëfyes, një busull morale dhe profesionale për çdo mësues shqiptar. Ky kod është ndërtuar duke dëgjuar protagonistët, e kemi diskutuar gjatë për hartimin e këtij kodi me mësuesit, drejtuesit, këshillat e prindërve, kemi dëgjuar historitë, shqetësimet dhe pritshmëritë tuaja. Rezultati është një kod që bashkon traditën më të mirë shqiptare të respektit ndaj mësuesit me standardet më të mira europiane të etikës dhe integritetit. Është një kontratë e re besimi mes mësuesve, prindërve, nxënësve dhe patjetër shtetit. Një kontratë që vendos mësuesin jo vetëm si profesionist, por si lider, si model, si shembull që frymëzon një shoqëri të tërë”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja Manastirliu gjithashtu u ndal te shtyllat ku është mbështetur Kodi i Etikës për Mësuesit.

“Kodi është themeluar në tri shtylla kryesore: në integritet profesional dhe personal të mësuesit; sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve; përfshirjen, transparencën dhe marrëdhënien me prindërit, komunitetin dhe nxënësit. Etika në rrjetet sociale dhe hapësirat virtuale: Mësuesi është një figurë publike edhe në realitetin virtual. Kemi vendosur dispozita të qarta për komunikimin me nxënësit, mbrojtjen e të dhënave dhe ruajtjen e imazhit profesional në hapësirat e rrjeteve sociale. Siguria e nxënësve është prioritet absolut për të gjithë ne. Ky kod është përfshirë për t’u hartuar edhe në planin tonë të sigurisë dhe fuqizimit të mekanizmave që ne sot kemi brenda shkollës për luftën kundër çdo forme të dhunës dhe bullizmit brenda shkollës dhe jashtë saj, ndaj mësuesi edhe përmes këtij kodi ka një rol aktiv në parandalimin e çdo forme dhune dhe diskriminimi, duke qenë pjesë integrale e mekanizmave të sigurisë brenda dhe jashtë shkollës”, nënvizoi Manastirliu.

Sa i përket gjithëpërfshirjes dhe transparencës, Manastirliu tha se “ky kod thekson barazinë dhe mosdiskriminimin, duke u mbështetur në standardet europiane të arsimit gjithëpërfshirës. Transparenca është e domosdoshme sidomos në marrëdhënie me prindërit dhe komunitetin. Etika në veshje dhe sjelljet publike: Mësuesi duhet të ketë një paraqitje profesionale të denjë për misionin e tij, ai përfaqëson shkollën edhe jashtë mureve të saj”.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Manastirliu përmblodhi mesazhin kryesor të këtij dokumenti, duke e konsideruar mësuesin një figurë kyçe jo vetëm brenda shkollës, por edhe në komunitet.

“Kodi i jep mësuesit një rol që shkon përtej klasës; ai është udhëheqës, model për nxënësin, partner i prindërve dhe një zë i fortë i komunitetit”, shtoi ajo.

Manastirliu tha se “ky kod është i nevojshëm për të garantuar që shkolla të formojë jo vetëm profesionistë, por edhe qytetarë të përgjegjshëm e të barabartë dhe për këtë na duhen mësues me integritet, të pajisur me parime të qarta dhe standarde të reja”.

/Burimi ATSH

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…