Fëmijët mësojnë për riciklimin në Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u takua me ta teksa bënin pyetje, merrnin pjesë në kuize, punonin mbi raste studimore dhe eksploronin dyqanin e sendeve të dorës së dytë në park.


Një tjetër grup fëmijësh vizitoi sot Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë për të parë nga afër se si riciklimi dhe ripërdorimi mund të formësojnë jetën e përditshme.

Zyra e BE-së në Tiranë, ndau pamje nga vizita teksa bëri të ditur se, fëmijët eksploruan nga afër sesi materialet e hedhura mund të kthehen në burime të vlefshme, duke kuptuar rolin që secili prej nesh luan në mbrojtjen e mjedisit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të shëndetshme.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u takua me ta teksa bënin pyetje, merrnin pjesë në kuize, punonin mbi raste studimore dhe eksploronin dyqanin e sendeve të dorës së dytë në park.

Ambasadori vlerësoi kuriozitetin, angazhimin dhe mendësinë e hapur të fëmijëve, duke theksuar se ndërgjegjësimi që nis në fëmijëri është themeli për një shoqëri më të përgjegjshme ndaj mjedisit.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Tiranë, parku është i ndërtuar nga materiale të ricikluara si një shembull konkret i ekonomisë qarkulluese.

Parku, i ngritur nga @recycal_albania, është një hapësirë unike në Shqipëri, i ndërtuar tërësisht nga materiale të ricikluara dhe të ripërdorura – përfshirë kashtë, baltë, dritare të vjetra, dru të hedhur dhe gurë lumi.

Parku përmban gjithashtu një dyqan me sende të dorës së dytë, i cili i mëson fëmijëve dhe vizitorëve se çdo objekt mund të ketë një jetë të dytë, nëse e shohim me sy më të gjelbër.

Kjo iniciativë është pjesë e projektit “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme” (EU4CELC), që mbështet Shqipërinë në tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër dhe një jetese më të qëndrueshme.

Edukimi mjedisor në fazat e hershme të jetës, siç u demonstrua gjatë kësaj vizite, është një ndër prioritetet e BE-së, duke ndihmuar në formimin e qytetarëve të rinj që e kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe ndikimin që sjelljet e tyre kanë për të ardhmen.

Parku i Ekonomisë Qarkulluese po kthehet në një qendër model të edukimit për mjedisin dhe qëndrueshmërinë në Shqipëri. Ndërsa vendi ecën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, projekte të tilla jo vetëm që kontribuojnë në rritjen e vetëdijes mjedisore, por edhe në përmbushjen e standardeve evropiane për zhvillimin e qëndrueshëm.

Burimi ATSH

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…