Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.


Nga Artur Nura

🇦🇱Humanizmi duhet të jetë një nga shtyllat më të rëndësishme të qytetërimit modern. Ai përfaqëson një filozofi dhe mënyrë jetese që vë në qendër njeriun, dinjitetin e tij, lirinë, të drejtën për arsimin dhe mirëqënien.

Sot, në një botë që përballet me zhvillime të shpejta teknologjike, konflikte të vazhdueshme dhe sfida globale si ndryshimet klimatike apo pabarazitë sociale, humanizmi është më i nevojshëm se kurrë më parë, por për fat të keq a po ndodh e kundërta!?

Në shoqërinë e sotme, vlerat humaniste duhet të pasqyrohen në shumë fusha. Në arsim, për shembull, theksi duhet të vihet gjithnjë e më shumë te zhvillimi i të menduarit kritik, kreativitetit dhe bashkëpunimit, jo vetëm te marrja mekanike e informacionit.

Mësuesit duhet të përpiqen të edukojnë nxënës të ndërgjegjshëm, që respektojnë njëri-tjetrin dhe janë të gatshëm të kontribuojnë pozitivisht në shoqëri! Dhe, sa ndikon në këtë edukim të brezit të ri në shkollë, Media moderne që e nxitur për klikime promovon modelet më të panevojshme për Humanizmin e munguar!

Lëvizjet për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe mbrojtjen e mjedisit janë dëshmi të gjalla se humanizmi nuk është vetëm një ide abstrakte, por një forcë aktive që kërkon të përmirësojë jetën e çdo individi.

Organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare e shumë aktivistë punojnë çdo ditë për të siguruar që zëri i njerëzve të dëgjohet, që të drejtat të respektohen dhe që askush të mos mbetet pas! por, të gjitha këto ndiqen dhe mbështeten pak, ose aspak nga Media dhe nuk mbështeten shumë nga shoqëria si në vendet e zhvilluara ashtu edhe ato në zhvillim sic është edhe Shqipëria!

Shoqëritë moderne dominohen nga materializmi, individualizmi dhe mungesa e solidaritetit. Në botën e konsumit ku edhe në festat fetare konkurrohet kush ha më shumë e më mirë në krahasim me të tjerët, kush vishet më bukur dhe më shtrenjtë, pa menduar fare për ata që nuk e kanë këtë mundësi!

Njerëzit humbasin ndjeshmërinë ndaj vuajtjeve të të tjerëve, të bombarduar çdo ditë nga lajme për luftëra, varfëri dhe padrejtësi. Kjo na kujton se humanizmi nuk është një gjendje që arrihet njëherë e përgjithmonë, por një përpjekje e vazhdueshme që duhet kultivuar çdo ditë.

Për këtë arsye, secili prej nesh ka një rol për të luajtur sado të vogël, ai mund të jetë fillimi i një zhvillimi të ri. Asgjë e mirë nuk arrihet kollaj. Duke treguar empati, duke respektuar të tjerët, duke ndihmuar ata që kanë nevojë dhe duke mbrojtur të vërtetën dhe drejtësinë, ne kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të mirë – një shoqërie humaniste.

Në përfundim, humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale. Ai na udhëzon të mos harrojmë kurrë vlerën e njeriut, të luftojmë për barazi dhe drejtësi dhe të ndërtojmë një botë ku njeriu është gjithmonë në qendër.

Cdo njëri nga ne duhet të pyese veten nëse e ka kryer këtë detyrë themelore sot dhe, si mund ta kryejë nesër më mirë!? Unë personalisht në mënyrë modeste e bëj, po ti?

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Shqipëria, ndër vendet me fluksin më të lartë të turistëve në raport me popullsinë

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i cili nënvizoi se ky pozicion…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Shqipëria, ndër vendet me fluksin më të lartë të turistëve në raport me popullsinë

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i cili nënvizoi se ky pozicion…