Shkolla “Mersin Duqi” në Bërzhitë, Sulaj: Gati për të mirëpritur mbi 180 nxënës vitin e ardhshëm

Bashkia e Tiranës ka investuar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e dhjetëra shkollave të reja, duke sjellë kushte më të mira mësimi për mijëra nxënës në kryeqytet dhe zonat rurale.


Nënkryetari i bashkisë së Tiranës për territorin dhe zonat rurale Blendi Sulaj ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e shkollës “Mersin Duqi” në Bërzhitë.

Sulaj tha se shkolla e re do të jetë gati sa më shpejt për të mirëpritur nxënësit e zonës, si dhe theksoi që do të shërbejë edhe si hapësirë rekreative për komunitetin pas orarit zyrtar të shkollës.

“Po bëhet një punë shumë e mirë. Bashkia e Tiranës do të jetë shumë e vëmendshme ndaj të gjitha investimeve që do të bëhen në zonat rurale sepse do t’i shërbejnë komunitetit, por mbi të gjitha kjo shkollë do t’i shërbejë mbi 180 nxënësve dhe shkolla të shihet të paktën edhe pas orarit shkollor të jetë një pjesë që e gjithë zona ta shfrytëzojë për ambientet rekreative që do të krijohen dhe që është bërë e mundur”, u shpreh Sulaj.

Ndërtimi i kësaj shkolle është një investim i rëndësishëm për komunitetin, që do t’i shërbejë mbi 180 nxënësve të zonës.

Nënkryetari Sulaj inspektoi edhe shkollën “Selman Meta”, për të cilën tha se bashkia Tiranë do të jetë në gatishmëri për çdo nevojë që do të kenë shkollat e këtyre zonave.

Gjatë këtyre viteve, bashkia e Tiranës ka investuar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e dhjetëra shkollave të reja, duke sjellë kushte më të mira mësimi për mijëra nxënës në kryeqytet dhe zonat rurale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…