Elbasani gati për vitin e ri shkollor, 130 institucione arsimore hapin dyert më 8 shtator

Në prag të vitit të ri shkollor 2025–2026, bashkia Elbasan ka përfunduar të gjitha përgatitjet në institucionet arsimore.


Në prag të vitit të ri shkollor 2025–2026, bashkia Elbasan ka përfunduar të gjitha përgatitjet në institucionet arsimore, duke garantuar që më 8 shtator nxënësit, mësuesit dhe edukatorët të rikthehen në ambiente të pastra, të sigurta dhe funksionale.

Përveç aksionit të gjerë të pastrimit dhe mirëmbajtjes së klasave, oborreve dhe infrastrukturës ndihmëse, ky vit i ri shkollor do të nisë edhe me disa investime të rëndësishme në arsim.

Në territorin e bashkisë Elbasan funksionojnë gjithsej 130 institucione arsimore publike, mes të cilave çerdhe, kopshte, shkolla 9-vjeçare dhe shkolla të mesme. Vetëm në qytet janë në funksion 4 çerdhe publike dhe 16 kopshte, si edhe 18 shkolla 9-vjeçare dhe 6 shkolla të mesme.

Në zonat urbane shërbejnë gjithashtu 2 shkolla të mesme të bashkuara, ndërsa në njësitë administrative rurale janë 11 godina kopshti, 65 shkolla 9-vjeçare, 7 shkolla të mesme të bashkuara dhe 1 shkollë e mesme.

Një ndër godinat më moderne që do të mirëpresë për herë të parë nxënësit është shkolla e re “Jonuz Carçiu” në Tregan, ndërsa shkolla “Fadil Gurmani” dhe Çerdhja nr. 2 janë rikonstruktuar plotësisht duke ofruar kushte bashkëkohore.

Ndërkohë, vijon puna për ndërtimin e Çerdhes nr. 5 pranë ish-Aluizmit, e cila pritet të jetë një tjetër investim i rëndësishëm për edukimin e hershëm.

Nënkryetarja e bashkisë Elbasan, Klaudja Krasnika, u shpreh se “falë ndërhyrjeve të kryera dhe angazhimit të punonjësve të Agjencisë së Shërbimeve Publike, viti i ri shkollor do të gjejë institucionet arsimore të përgatitura për të mirëpritur fëmijët në një mjedis të pastër, të rregullt dhe të sigurt, duke i dhënë start një rrugëtimi të suksesshëm shkollor. Sipas saj, këtë vit gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” do të mirëpresë rreth 800 nxënës në klasa tërësisht të reja. Po ashtu, në ambiente bashkëkohore do të zhvillojnë mësimin edhe 300 nxënës të shkollës “Fadil Gurmani” në qytet dhe 180 nxënës të shkollës 9-vjeçare të njësisë administrative Tregan”.

Në total, në bankat e shkollave të bashkisë Elbasan këtë vit shkollor do të ulen rreth 15 mijë nxënës, prej të cilëve 1200 fëmijë do të nisin për herë të parë klasën e parë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…