Restaurimi i Kalasë së Bashtovës, Gonzato: Nderojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë

Kalaja e Bashtovës, një nga stolitë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, është restauruar dhe rikthyer në jetë me mbështetjen e BE-së përmes EU4Culture.


Kalaja e Bashtovës, një nga stolitë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, është restauruar dhe rikthyer në jetë me mbështetjen e BE-së përmes EU4Culture.

Kalaja e shekullit të 16-të është tashmë një hapësirë e gjallë për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e komunitetit.

Ceremonia e Inaugurimit të Kalasë së Bashtovës mbrëmë ishte gjithashtu një mundësi për të theksuar rëndësinë e turizmit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore.

“Me restaurimin e kalasë duam të nderojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, por gjithashtu të krijojmë mundësi për turizëm të qëndrueshëm”, tha ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

“Përmes programit EU4Culture, ne jo vetëm që po restaurojmë ndërtesa, por po krijojmë edhe mundësi për artistët, zejtarët dhe për angazhimin e komunitetit”, theksoi Gonzato.

“Ne duam të krijojmë hapësira për të diskutuar, për t’u lidhur dhe për të qënë të hapur. Fantastike që një kala e cila u ndërtua për mbrojtje dhe për izolim, kthehet në një hapësirë për angazhim, për takime dhe për zbulime kulturore. Ne kemi nevojë për më pak mure dhe më shumë hapësira të tilla për komunitetet tona”, tha ambasadori Gonzato.

Burimi ATSH

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…